TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu do të zhvillojë nesër një takim me deputetët e Komisionit të Sigurisë. Kjo vizitë e diplomatit të lartë vjen pas një seminari që anëtarët e Komisionit kanë kryer në Gjermani. Prani e ambasadorit në Komision u informua nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Leonard Demi, gjatë mbledhjes së sotme të komisionit.

Më pas erdhi dhe konfirmimi nga Ambasada e SHBA-së e cila për Televizionin A1 REPORT dhe Shqiptarja.com sqaruan e takimi ishte parashikuar një muaj më parë dhe do të zhvillohej në kuadër të reformës në fushën e Mbrojtjes.

Më herët në Komisionin e Sigurisë anëtarët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që Ministri i Brendshëm, Flamur Noka të vijë sërish në Komisionin e Sigurisë për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të lëna pezull, ku përfshihet edhe çështja e 21 Janarit për të cilën hetimet vijojnë.

Më herët Komisioni i Sigurisë ka miratuar në unanimitet projektligjin "për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore" dhe për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)