Arvizu nga Vlora: Shpresojmë
që zgjedhjet të jenë të qeta

Arvizu nga Vlora: Shpresojmë<br />që zgjedhjet të jenë të qeta
VLORE - “Shpresojmë për zgjedhje pa probleme e të qeta”- deklaron nga qyteti i Vlorës, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, kur kanë mbetur pak ditë nga e diela e 23 qershorit kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Sot paradite ai zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika dhe më pas mbajti një konferencë për shtyp.

 Arvizu vlerësoi si shenjë të mirë faktin që vetëm dy qendra votimi janë në ambiente private.

"Është shenjë e mirë që vetëm dy qendra votimi janë në ambiente private. Shpresojmë për zgjedhje të qeta”, u  shpreh Arvizu.

“Është gjithmonë kënaqësi që vij e vizitoj Vlorën, e veçanërisht që takoj kryebashkiakun Gjika. Gjithashtu e inkurajova shumë duke ditur se ai është një kryebashkiak i mirë, ndërsa lidhur me faktin e përgatitjeve për zgjedhjet, them se po shkojnë shumë mirë. kjo lidhet si me qendrat e votimit, apo edhe me ato të numrit. Presim me kënaqësi rezultatin e zgjedhjeve që do dalin në kohën e duhur dhe të saktë. Pres që bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhore dhe gjithë personat që janë përgjegjës për këtë proces të shkojnë mirë këtu në qarkun e Vlorës", tha ambasadori në fjalën e tij.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika tha se si drejtues i pushtetit vendor  është angazhuar që qendrat e votimit të caktohen në ambiente të përshtatshme. "Kemi detyrimin t’i ofrojmë infrastrukturë të barabarte dy partive"- tha Gjika dhe garantoi se "qytetaria vlonjate do ta përcjellë fushatën pa incidente"

Vlora është qarku ku kryetari i PS-së, Edi Rama, kandidat për kryeministër kryeson listën e kandidatëve të PS-së, ndërkohë që listën e PD-së e kryeson Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën