Arvizu përuron një dyqan ëmbëlsirash
amerikane, fitimet vetëm për nevojtarët

TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, përuroi sot pasdite në rrugën e Elbasanit nëTiranë një dyqan ëmbëlsirash tipike amerikane -"Tirana bagel shop"- fitimet e të cilit do shkojnë vetëm për gratë dhe fëmijët nevojtarë në Shqipëri. Ky biznes social do promovojë kështu jo vetëm një produkt të mirëfilltë të kulturës amerikane, por do të shërbejë si projekt i karakterit social, si model që tregon se sado i vogël të jetë,  ai është një ndihmë për grupet në nevojë.

Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu fillimisht falenderoi gjithë të pranishmit, duke filluar nga këngëtarja Aurela Gaçe, ambasadori hollandez, biznesmenë etj.

“Ky është një aktivitet “alla njujorkez”, - tha Arvizu, - “është bukur të ndodhesh këtu. Ky biznes njihet si biznesi social, nuk është një term i ri. Sipërmarrja sociale është një ndërmarrje fitimprurëse sociale. Duhet qartësuar se këto lloj biznesesh në komunitet rrisin drejtësinë sociale. Ai është nisur nga një grup amerikanësh dhe shqiptarësh, për gratë dhe fëmijët në nevojë dhe të gjitha përfitimet do t’u shkojnë atyre.

bagels
(Në foto: "Bagels", ëmbëlsira tipike amerikane që do të shitet në dyqanin e rrugës së Elbasanit)

Dua t’i falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë ndihmë, me fonde dhe kohën e tyre. Gjithashtu, edhe disa organizata ndërkombëtare që kanë ndihmuar nëpërmjet njoftimeve në sitet e tyre. Dëshiroj të përmend edhe faktin që disa kompani lokale kanë rënë dakord të vonohen në pagesat e tyre derisa të mblidhen të ardhurat nga ky projekt. Sikurse e dimë, në Shqipëri pagesat vonohen, ndaj i falenderojmë ata që po e bëjnë për një kauzë të mirë.

Qartazi, kjo sipërmarrje nuk do kishte qënë e tillë pa mbështetjen bujare të kaq shumë personave. Falenderoj Aurelën që gjatë ditëve të ndryshme të vijë këtu dhe të shijojë atë që përgatitet në New York", - përfundoi Arvizu.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme