Arvizu "Qytetar Nderi" i Elbasanit:
Ndërtoni demokracinë e gjallë

Arvizu Ndërtoni demokracinë e gjallë">
ELBASAN- Në prang të largimit të tij nga Shqipëria Elbasani nderoi sot ambasadorin e SHBA-së me titulli ”Qytetar Nderi”

Në ceremoninë që u zhvillua në teatrin "Scampa"  ishte i pranishëm dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.  Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, i cili dorëzoi titullin, vlerësoi ambasadorin për kontributin në zhvillimin ekonomik të qytetit të Elbasanit, si dhe në ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes dy popujve tonë.”

Nga ana e tij ambasadori I SHBA-së vlerësoi bashkinë e Elbasanit për bashkëpunimin e mirë me projekte dhe përcolli apelin për angazhimin e qytetarëve.
 
“Roli i shoqërisë civile dhe i qytetarëve është i domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë. Demokracia është diçka që nuk mund të imponohet nga lart. Eshtë përfshirje. Çdo qytetar duhet të përfshirë në projekte të cilat do të bënin të mundur ndryshimin. Ndryshimi i madh nuk është i pamundur por kërkon, këmbëngulje, vizion dhe kurajo dhe të gjitha këto cilësi shqiptarët i zotërojnë.  Qeveria është përgjegjëse për ndërtimin e një vendi demokratik të gjallë ku korrupsioni ndiqet penalisht dhe spitalet japin kontroll shëndetësor cilësor dhe arsimin sipëror. “- vlerësoi Arvizu.

Ambasadori i SHBA-së dha vlerësime positive dhe për deputetët e qarkut të Elbasanit.

Arvizu vlerësoi Ben Blushin si “mik dhe politikan i mire”, Alfred Pezën “gazetar dhe tani politik i mirë”; për Arben Imamin, “vlerësoi kontributin që ka dhënë në PD” si një nga aktivistët kryesorë që me themelimin e kësaj partie; për Eduard Selamin tha “se është ktheyr nga Amerika për të dhënë një kontribut për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”.

Nga ana e tij zv.kryeministri Niko Peleshi vlerësoi kontributin e ambasadorit për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

“Ambasadori Arvizu ka ditur të përcjellë marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Jo vetëm qytetetarët e Elbasanit por edhe ata të qyteteve të tjera janë dëshmitarëve të kontributit që ka dhënë ambasadori. Nisma “act now” ka krijuar një qasje të re të përfshirjes dhe të qasjes të qytetarëve shqiptar.  Në emër të qeverisë ju shpreh urimet më të ngrohta dhe faleminderimet për kontributin tuaj” tha Peleshi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet