TIRANE - Debatet, ngërçi dhe kalimi i projketligjeve për organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për institucionet e tjera të drejtësisë në Komisionin e Ligjeve vetëm me pjesëmarrjen dhe votat e maxhorancës, ka qenë motivi i vizitës së Ambasadorit Amerikan, Aleksandër Arvizu në selinë e Partisë Demokratike, nga ku ka dhënë mesazhin e gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes së opozitës në proces...duke nënkuptuar dhënien fund të bojkotit dhe pjesmarrjen në Parlament për diskutimin dhe votimin e këtyre projektligjeve të rëndësishme.
“
Jam takuar me deputetët demorkatë, Eduard halimi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Fokusi kryesor ka qënë mbi reformën gjyqësore. Sa i përket pozicionit të tyre duhet të pyesni ata. Ne si SHBA biem dakord që reforma gjyqësore është një përparësi, përfshirë dhe KLD i cili del shpesh në lajme, duke parë performancën e babarabartë të KLD, ndaj duhet të jetë pjesë e këtij diskutimi. Në kërkojmë gjithëpërfshirje, pjesëmarrja të plotë në parlament të opozitës si dhe konsultime me të gjithë aktorët si Komisioni i Venecias, Euralius, OSBE.
Këndvështrimi është se duke pasur parasysh sfidat, qasja më perfekte do të ishte ishte ajo gjithëpërfshirëse”, -tha Arvizu.
Në muajt e fundit janë konsoliduar akoma më shumë në kampet e tyre të një lufte të ftohtë, Ekzekutivi dhe Institucionet e Drejtësisë dhe gjyqësorit ku shumicën e kanë anëtarët e zgjedhur në legjislacionin e kaluar.
Ekzekutivi kërkon të reformojë sistemin e drejtësië, një nga pikat e dobta përsa i përket nivelit të korrupsionit dhe besueshmërisë edhe në raportet ndërkombëtare. Kampi tjetër, i përkrahur dhe nga opozita e konsideron si një betejë Donkishoteske për të zaptuar këto institucione të pavarura.
Brenda 5 ditëve në komisionin e Ligjeve ka kaluar 2 herë drafti për organizimin e KLD-së, ndërsa rrëzimi në Komisionin e Sigurisë të Dekretit të Presidentit Bujar Nishani që lidhet me emërimin e drejtuesve të Forcave të Armatosura, ka përkeqësuar akoma më shumë marrdhëniet mes pushteteve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56