TIRANË - Nevojë për ekspertizë amerikane për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kjo ka qenë kërkesa që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka drejtuar sot ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu në një takim në MPJ.
Nga ana e tij ambasadori pasi ka theksuar aftësitë dhe përvojën e Bushatit në legjislaturën e kaluar në politikën e jashtme, ka pranuar me kënaqësi kërkesën dhe ka theksuar aspekte të tjera të takimit si: shqyrtimi i vizitës që sapo u krye në Bruksel, vizita e ardhshme në Nju Jork. "Ndava mendimin se se SHBA kanë qenë shumë të kënaqura kur kanë parë demokracinë aktive nga kryeministri dhe ministri Bushati ndaj partnerëve dhe miqve qoftë Italia, Franca, Greqia, pjesë e Europës së bashkuar e shtëpisë së Shqipërisë", theksoi Arvizu.
BUSHATI: KEMI NEVOJË PËR EKSPERTIZË AMERIKANE PËR SHQIPËRINË NË RAJON
Falenderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA dhe ambasadori dhe gjithë agjencitë prezente në Shqipëri kanë dhënë përmes projekteve të ndryshme, programeve dhe mesazheve në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. E fundit jo më pak e rëndësishme në kuadrin e konsultimeve që qeveria do t’i ketë më të strukturuara me dy partnerët strategjikë SHBA dhe BE i kam theksuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për t’u atashuar, bashkëpunuar për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur së fundi ka pasur disa zhvillim pozitive si marrëveshja e Kosovës me Serbinë, hyrja e Kroacisë në BE dhe gazjellës në rajon, çfarë kërkon një qasje më strategjike dhe projektim më të mirë.
ARVIZU: SHBA TË KËNAQURA PËR DEMOKRACINË AKTIVE TË RAMËS DHE BUSHATIT
"Është kënaqësi që pata mundësi të zhvilloj një takim zyrtar me ministrin jo vetëm i aftë, por edhe mik personal. Sikurse jeni në dijeni Bushati ka qenë aktiv në legjislaturën e kaluar, pjesë e misionit të integrimit të Shqipërisë. Kjo përvojë do t’i shërbejë shumë mirë në këtë detyrë të re.
Bashkë shqyrtuam vizitën që sapo u krye në Bruksel. Folëm mbi vizitën e ardhshme në Nju Jork. Ndava mendimin se se SHBA kanë qenë shumë të kënaqura kur kanë parë demokracinë aktive nga kryeministri dhe ministri Bushati ndaj partnerëve dhe miqve qoftë Italia, Franca, Greqia, pjesë e Europës së bashkuar e shtëpsië së Shqipërisë.
Ndihem shumë i nderuar që morëm kërkesën nga ministri për ekspertizë. Shqipëria është një histori e shkëlqyer për ta ndarë me të tjerët. Dhe ndihemi mirë që mund të ndihmojmë ta përhapim këtë lajm të mirë. Presim bashkëpunim", u shpreh ambasadori amerikan, Alexander Arvizu.
/Shqiptarja.com