Arvizu: Shqipëria e fundit në
rajon për shkak të politikës

Arvizu: Shqipëria e fundit në<br />rajon për shkak të politikës
TIRANE- Ambasadori i Amerikës, Aleksandër Arvizu, kritikoi ashpër klasën politike për procesin e ngadalte të marrjes së statusit kandidat për në BE. Kreu i diplomacisë së Uashnigtonit tha se plotikanët janë përgjegjësit kryesor, që vendi është i fundit në rajon, për integrimin e vendit, pasi ata nuk po përformojnë aq sa duhet. Sipas tij politikanët shqiptar merren më shumë me fushatë se sa me zgjidhjen e problemeve, që shqetësojnë qytetarët.

“Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit. Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve. Ky problem është edhe në Amerikë por populli nuk e pranon këtë gjë. Atëherë që të ketë zgjidhje do të jetë vota ajo që do të ndëshkojë”- deklaroi ambasadori Arvizu sot nga qyteti i Elbasanit ku ndodhej për të prezantuar nismën Act now. E njëjta nismë u prezantua pak muaj më parë në Tiranë.

Ambasadori amerikan  shprehu shqetësimin e tij për tekstet shkollore të shtrenjta, problemet në shëndetësi dhe praninë e mbeturinave në vendet publike. Të katërt këto shtylla, të cilat fokusohet ë veprimtaria “ Vepro Tani” .

“Po flas për arsimin , tesktet shkollore, janë kaq të shtrenjta. Ku është qeveria që t’i ndihmojë? Për mjedisin shoh mbeturina kudo, cili në qeveri po bën diçka për të përmirëuar situatën?”- tha Ambasadori d uke saktësuar pozicionin e tij se “Qëllimi im këtu nuk është që të kritikoj qeverinë, qoftë në nivel qendror dhe vendor.  Për të qenë të sinqertë performanca e tyre duhet të jetë më e mirë. Kjo është puna juaj, që kur të vijë koha e zgjedhjeve të vendosni se kush do t'i shërbejë më mirë interesit tuaj. Por esenca e "Vepro tani" është që ju përket ju që të insistoni dhe të kërkoni që drejtuesit tuaj t'u përgjigjen nevojave tuaja"- tha Arvizu gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile që u zhvillua në qendër të qytetit, në sheshin “Gensher” të Elbasanit.

Ambasadori Aleksandër Arvizu u ka bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e nismës “ Vepro Tani” , duke kërkuar prej tyre ide të reja për mënyrën e zgjidhjes së sfidave.  Fillimisht kreu i Ambasadës amerikane u  ndal në një takim në Bashkinë e Elbasanit, pa praninë e mediave.
(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë