TIRANE - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Alexander Arvizu zhvilloi sot paradite një mëngjes pune me përfaqësues të aleancës KuqeZi.
Pas takimit ambasadori tha se takimi ishte në vazhdimësi të bisedave, që ka zhvilluar më parë dhe ishte diskutuar për zgjedhjet parlamentare dhe përfshirjen e AK-së në garën elektorale. Një temë diskutimi mjaft e rëndësishme dhe që SHBA po e ndjek me shumë vëmendje janë deklaratat nacionale për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe rolin që luajnë në rajon këto deklarata.
“Konkurenca politike është e mirë dhe në çfarëdo lloj demokracie kjo është e rëndësishme dhe ne mirëpresim pjesëmarrjen aktive të AK në këtë fushatë. Folëm për platformën theksin e fortë që ka në shtetin ligjor dhe antikorrupsionin. Është e rëndësishme për çdo parti të vazhdojë të flitet në mënyrë të moderuar në rajon. Nxita Spahiun që patriotizmi është një gjë e mirë, por është e rëndësishme që në platformë të shmanget tundimi që të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste e cila mund të jetë kundër stabilitetit dhe moderacionit në rajon. Kemi marrë garancinë prej tij e liderishipit se politkik se do të jetë në këtë frymë."- tha Arvizu për gazetarët pas përfundimit të takimit duke shtuar se për këtë kishte marrë garancinë dhe falënderonte AK-në.
Nga ana e tij Spahiu u shpreh se AK do të prezantojë një program orientues në luftën pa kompromis kundër korrupsionit pastrimit të parave për ta nxjerrë nga harta e zezë Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara dhe në trafiqe. Spahiu i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve për të përkufizuar në ligj kufizimin e mandateve të lidershipit politik.
"AK ka kërkuar mbështetjen e opinionit publik dhe ndërkombëtar për vendosjen e standardeve të demokracisë dhe zbatimit të ligjit, ashtu sic SHBA ndryshojnë drejtuesit e tyre , ne kemi vendosur të vendosim me ligj kufizimin e mandateve të lidershipit politik shqiptar, jo më shume se 2 mandate duke filluar nga Kryetarët e Komunave, Kryetarët e Bashkive, Minibashkive, Kryeministri, Kryetarët e partive, me qëllim që partia të mos jetë një precedent negativ ku lidershipi politik në Shqipëri të tentojë të jetë i përjetshëm në limitet e 20, 30 apo 50 viteve.
Shqipëria duhet të jetë një model tjeter, një model evropian me standarde amerikane, ku demokracia në thelbin e vet ka ndryshimin dhe AK ashtu sic ka në përbërjen e saj figura të pa implikuara më parë në politike do të luftojë për forcimin e themeleve të demokracisë. Për Aleancën Kuq e Zi SHBA është një partner dhe udhërrëfyes në rrugën e saj”- tha Spahiu.
Ky është takimi i parë që Arvizu zhvillon në selinë qendrore të AK dhe u prit nga kreu i AK-së Kreshnik Spahiu dhe përfaqësues kryesor të kësaj partie Lisen Bashkurti, Myslym Pasha. Ndërkohë që pak ditë më parë Arvizu zhvilloi takim me kreun e FRD-së Bamir Topi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com