TIRANE-  Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vizitoi ish të përndjekurit grevistë, të cilët prej një jave gjendjen në çadra te "Komuna e Parisit" në Tiranë. Arvizu zhvilloi një bisedë për disa minuta me grevistët në çadrat që janë vendosur te “Komuna e Parisit”.

Ambasadori amerikan nuk kërkoi falënderime për këtë veprim ndërsa shtoi se “çdo qytetar duhet të jetojë me dinjitet.” Sipas tij është detyrë e organeve kompetente që të garantojnë jetën e çdo qytetari.

Ndërsa gjatë këtij takimi të shkurtër të ambasadorit, ish të përndjekurit janë shprehur se pushteti aktual po i diskriminon. “Kjo nuk është demokraci”, shprehen.

arvizu me ish te burgosurit politik


Ish të përndjekurit politikë thanë gjithashtu se prej 20 vitesh ata nuk përfitojnë atë që sipas tyre, i takon me ligj.

Në ditën e shtatë të grevës së urisë, 25 ish të përndjekurit politik paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë qëndrimin dhe reagimin e tyre. Të ngujuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ata thonë se janë të vendosur të mos tërhiqen derisa të realizohet kërkesa e tyre për dëmshpërblim.

“Jemi të vendosur do vazhdojmë. Sali Berisha do të shikojhë se kush jemi ne. Do shkojmë dhe në Parlament” - thotë njëri prej të burgosurve politikë.


VIZITOHEN EDHE NGA TOPI E OKETA: "QEVERIA DUHET TJU KERKOJE FALJE"

Grevistët e ngujuar një javë më parë deri më tani nuk kanë gjetur mirëkuptim në kërkesat e tyre. Ndërkohë që në mbështjetje të tyre është vendosur dhe Fryma e Re Demokratike. Ish presidenti i Republikës, kryetari i kësaj partie Bamir Topi i shoqëruar dhe nga Gazmend Oketa ishin sot në mesditë tek të burgosurit politikë.

Topi sulmoi qeverinë duke deklaruar se kompensimi duhej të ishte realizuar më parë. “Qeveria duhet t’ju vijë tju kërkojë falje. Nuk duhet t’ju lërë në këtë gjendje. Unë jam duke ngritur zërin për ju. Strukturat përkatëse duhet ë vijnë tju vizitojnë. Mjekët të vijnë tju shohin."

Ish të përndjekurit nga ana e tyre thanë se “Qeveria i ka braktisur”. Jemi të pa punë, pa shpi, pa lekë". Ndonëse në ditën e shtatë të grevës së urisë, ata janë vizituar nga afër vetëm nga përfaqësues të partive opozitare ndërsa reagimi i strukturave të shtetit ka munguar.
(sg/Gre.M/shqiptarja.com)