TIRANË, 24 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka uruar shqiptarët, gëzuar festat në një status publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
"Gëzuar Festat për të gjithë shqiptarët, nga Ambasadori Arvizu dhe familja e tij -- Happy Holidays to all the Albanian people, from Ambassador Arvizu and his family", shkruan ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Ambasadori Aleksandër Arvizu, ndonese ka bërë ceremonine e dorëzimit të detyrës, uron shqiptarët për Krishtlindje dhe festat e fundvitit në faqen e ambasadës në emrin e tij dhe familjes, duke e shoqëruar me një ilustrim në formën e një kartolinë, ku sjell një foto më bashkëshorten dhe vajzën e tij. /a.ke/









