'As me Iranin dhe as me SHBA', irakianët protestojnë në rrugë: Duam sovranitet të plotë (VIDEO)

Jo të gjithë në Irak kanë mbajtur zi për vdekjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani. Në të vërtetë, në sheshin Tahrir, sapo mbërriti lajmi për ekzekutimin e tij, në mes të natës shmë protestues filluan të kërcejnë dhe të këndojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të kryengritjes që trondit vendin për tre muaj, në Karbala, Basra, Najaf dhe Nassiriya.

"Ne nuk jemi as me Iranin, as me Shtetet e Bashkuara dhe slogani ynë është Shteti, në kuptimin që ne duam të rivendosim sovranitetin tonë të plotë”.

Madje edhe dje, dhjetëra mijëra njerëz marshuan duke thirrur "Jo Amerikës" dhe "Jo Iranit", fajtorë në sytë e protestuesve për zgjedhjen e Irakut si skenë e përplasjes.

Kishte javë të tëra në qytetet irakiane që jo shumë njerëz kishin dalë në rrugë. Protestat e djeshme u mundësuan falë një apeli të gjerë të nisur në rrjetet sociale për të ringjallur lëvizjen protestuese e lindur më 1 tetor.

Karbala, përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe atyre që demonstruan kundër ekzekutimit të Soleimani dhe kundër hakmarrjes iraniane.

Për rreth njëqind ditë, iranianët kanë denoncuar klasën në pushtet që ata akuzojnë si "hajdut dhe të paaftë". Sipas protestuesve, për një kohë të gjatë, një pjesë e madhe e të ardhurave nga nafta kanë përfunduar në arkat e Republikës iraniane

Që nga protestat pë rritjen e çmimit të benzinës, vendi ka përjetuar një krizë serioze politike. Lëvizja e revoltës u shtyp ashpër nga forcat e sigurisë dhe milicitë shiite, të cilat vranë më shumë se 450 protestues dhe plagosën 25,000 të tjerë.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë që kushtet e jetës të përmirësohen në vendin e dytë më të pasur në mesin e prodhuesve të naftës (Opek), ku një në katër të rinj janë të papunë dhe një në pesë banorë të jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei pas sulmeve mbi dy bazat amerikane në Irak, reagoi përmes një fjalimi ku kryefjalë ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj. Khamenei duke folur për Shqipërinë, edhe pse nuk e përmendi me emër, tha:

"Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit".

Khamenei tha gjithashtu se tradhëtarët e shtetit të ardhur nga jashtë organizuan protesta në Iran dhe kishin për qëllim sabotimin e Republikës.

Në fund të fjalës së tij,  Khamenei porositi që iranianët të bëhen të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht në mënyrë që armiku të mos mundet t’i lëndojë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!