Gigio Donnarumma është futbolllisti që ka premisat më të mëdha për të lëvizur në merkaton e verës, pasi portierit të Milanit në qershor i skadon kontrata me ‘djallin’ dhe bisedimet për rinovim deri më tani kanë marrë drejtimin e një rruge pa krye.
Sipas spanjolles AS së fundmi ka dalë një opsion i ri për 22-vjeçarin. Menaxheri i tij, Mino Raiola, ia ka ofruar lojtarin Barcelonës, që me presidentin e ri po mendon revulucionin. Problemi në këtë pikë janë vetëm paratë, por duke parë që Donnarumma mund të vijë me parametër zero Ter Stegen mund të nxirret në shitje për të kompensuar gropën financiare.
Sakaq deri më tani Donnarumma-s Milani i ka ofruar 8 milionë euro në sezon, ndërsa Juventus e ka çuar këtë shifër në 10. Shumë vendimtare do të jetë edhe tabela e renditjes në fund të kampionatit, pasi me shumë gjasa ose Milan ose Juventus do të jenë jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm.
Po nga mediat spanjolle së fundmi është shkruar edhe për një lojtar tjetër të Barcelonës dhe në mes është prap Juventus. Duke parë që gjasat janë të shumta që Ronaldo të largohet ‘zonja’ po mendon për zëvendësuesin që deri në këto momente është zgjedhur Griezman.
Padyshim që vështirësia qëndron te paratë, por problem është edhe dëshira e francezit, i cili kërkon të dëmostrojë kapacitetet e tij te Barcelona, diçka e cila deri më tani nuk ka ndodhur.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.4%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1728
Lajme të tjera
-
Pogba një stres për Juventusin, Allegri: Ka luajtur 45 minuta që nga prilli
1 Shkurt, 17:05
-
Di Maria i jep 'lamtumirën' Juventusit, tregon ekipin e ri në Argjentinë
31 Janar, 20:31
-
Dani Alves pas hekurave për përdhunim, bashkëshortja i kërkon divorcin
31 Janar, 16:30
-
Del Piero sulmon Allegrin për gjendjen e Juventusit: Fillimi i sezonit katastrofik, përgjegjësi e tij
31 Janar, 07:53
-
Publikohet vendimi për dënimin e Juventusit: Pse u hoqën 15 dhe jo 9 pikë
30 Janar, 19:06
-
Dy ‘El Clasico’ brenda 1 muaji, shorti i Kupës së Spanjës vë përballë Realin me Barcelonën
30 Janar, 13:56
-
VIDEO/ Juventus dhe Milan 'lënë nam' në shtëpi, Napoli fiton me Romën dhe shkëputet në krye
29 Janar, 22:55
-
Juventus e bën rrugë, Allegri: Të sigurojmë pikët për mbijetesën
29 Janar, 21:44
-
'Keni një autobus me prostituta nëse fitoni me Juventusin', në Itali i bëjnë presion Berlusconit të mbajë premtimin
29 Janar, 21:13
-
Milan katër ndeshje pa fitore, Pioli: Trofeu ynë do jetë prezenca në Champions
29 Janar, 19:03
-
VIDEO/ Kampionët e Seria A turpërohen në Milano, Sassuolo i shënon 5 gola ‘djallit’ të Piolit! Rrezikohet Champions-i
29 Janar, 14:40
-
VIDEO/ Aksion model me tiki-taka, Barcelona i falet Pedrit në transfertë dhe vijon kryesimin e La Liga
28 Janar, 18:17