Supersfida e mbrëmjes në Champions League mes Parus SG dhe Romës është mbyllur pa fitues. Në Parc de Prince 90 minutat shënuan rezultatin 2-2, ndërsa të parët realizuan italianët me Hermoso-n. Në pjesën e parë kampionët e Evropës barazuan me Zabarnyi, ndërsa më pas përmbysën me penalltinë e Dembele-s. Shifrat përfundimtare i vulosi Malen me penallti. Për Romën pikët janë jetike në këtë fazë, ndërsa për Paris SG ishte ndalesa e parë këtë sezon në Champions League.

Ndërkohë në Itali, edhe pse me vështirësi, Interi fitoi pastër 2-0 kundër Stuttgart. Në San Siro pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën zikaltërit zhbllokuan me penalltinë e Sucic. Në vijim Lautaro Martinez, i aktivizuar si zëvendësues realizoi golin e qetësinë dhe njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare. Për kampionët e Seria A kjo ishte fitorja e 3 radhazi në Champions pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

Befasia e mbrëjes ishte në Francë. Lille mposhti 2-1 me përmbysje Bayern-in e shumë mungesave edhe pse gjermanët realizuan të parët me Upamecanon-n. Në pjesën e dytë fillimisht Ueda dhe më pas një autogol mjaftuan për të mposhtur gjigandët bavarez. Për t’u theksuar që në mungesë të Kane, qendërsulmues luajti mbrojtësi Laimer, ndërsa munguan gjithashtu Saibari dhe Olise. Për shkak se vinin nga dëmtimi si zëvendësues luajtën Diaz dhe Musiala, por pa mundur t’i ndryshojnë udhë kësaj sfide. Pas 5 ndeshjeve Bayern ka grumbulluar 8 pikë.

Rezultatet e mbrëmjes në Champions League

Sabah                        1-4        Barcelona

Slavia Prague            0-1        Villareal

Atletico Madrid          2-0        Viking

Club Brugge              0-3        Liverpool

Inter                           2-0       Stuttgart

Lille                            2-1        Bayern Munich

Paris SG                    2-2        Roma

Shakhtar                     0-1         Fenerbahce

Sporting                      2-2        Manchester United