'As pushtuesi që përdhunoi, nuk e mori me vete…', Lorenc Vangjeli liston tre sfidat e shoqërisë shqiptare sot

Për analistin Lorenc Vangjeli tre janë sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Vangjeli tha se shpopullimi, pabarazia dhe kaosi urbanistik sot janë një klithmë që kërkon zgjidhje.

Në komentin e tij në studion e emisionit ‘Kontrast’ ku i ftuar ishte Dom Gjergj Meta, analisti tha se Shqipëria po vuan pasoja që s’i ka njohur as gjatë pushtimeve më të egra të saj.

'Tre janë sfidat kryesore të shqoërisë tonë. Jo ajo që na del para skene, apo në tryezën e bukës siç është politika. E para është demografia. Janë mbi 200 mijë persona në 6 vitet e fundit që janë kryesisht të rinj apo qytetarë të shtresës së mesme që shkojnë drejt së panjohurës ku në rastin më të mirë edhe fëmijët e tyre do të quhen ‘fëmijë emigrantësh’. E dyta ka të bëjë me pabarazinë për shpërndarjen e të ardhurave. Edi Rama dikur fliste për një përqindëshin që ishtë i pasur. Sot ky 1% është shumë më i pasur. Nëse dikush ka 10 milionë euro në xhep dhe dikush jeton me dy euro në ditë, nuk do të thotë se ata të dy kanë 1 milion e 2 euro. Por se njëri është më i pasur dhe tjetri shumë më i varfër. E treta, është mjedisi dhe prona. As pushtuesi që ka ardhur ka prerë, ka përdhunuar dhe ka vjedhur nuk e ka marrë tokën me vete kur ka ikur. Kjo klithmë urbanistike është sfida e tretë' – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja