Asamblea e Përgjithshme e OKB
Ditmir Bushati niset për në SHBA

Asamblea e Përgjithshme e OKB<br />Ditmir Bushati niset për në SHBA
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, niset për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite Ministri Bushati do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë dhe personalitete nga disa vende mike dhe partnere.

Bushati do të marrë pjesë në punimet e disa Ministerialeve, si ai i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike, në atë të vendeve anëtare të
Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Jug-lindore (SEECP), në darkën trans-atlantike të organizuar nga Sekretari Kerry, si dhe në takimin e Ministrave të rajonit me praninë e Komisionerit Hahn. 

Gjithashtu, në kuadër të punimeve të Sesionit të​ 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Bushati do të marrë pjesë në aktivitetin “Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”, që organizohet nga Shqipëria, në bashkëpunim me SHBA-të, Vatikanin, Jordaninë dhe UNESCO-n, si dhe në takim me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Izrealit që jeton e vepron në SHBA. 

Në kuadër të kësaj vizite, Bushati do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues dhe shoqata të diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Boston dhe Nju Jork

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret