Erjon Braçe deklaroi të shtunën se Edi Rama gabon kur aludon se mandait I 5-të në Berat u humb për shkak të mosmarrëveshjeve mes deputetëve.
“Unë nuk e kam shitur dhe nuk e shes partinë time kryetar!”- shkruante Erjon Braçe Ky qëndrim ka sjellë dhe reagimin e deputetëve socialist Fidel Ylli e Ermonela Felaj.
Deputeti tjetër socialist i Beratit, Fidel Ylli e ka quajtur të çuditshme dhe çoroditëse për socialistët deklaratën Braçes.
"Nuk e kuptoj dot si mund të ngrihet një furtunë në gotë kur s'ka as gotë. Nuk e di kush e ka dezinformuar Braçen, që nuk ishte as në mbledhje. Por nuk e kuptoj si ka mundësi që, pa e përmendur askush kolegun e nderuar në mbledhje, të ngrihet në publik një thashethem aspak dashamirës ndaj PS-së Berat dhe kryetarit Rama, i cili ka folur më shumë se një orë me Asamblenë e qarkut për nevojën që të unifikohemi në qëndrime dhe mesazhe, që të mos përsërisim gabimet e 2009-ës, ku partia hyri në fushatë me inate dhe me konflikte të kota me njëri-tjetrin. Kryetari Rama ka kërkuar që të gjithë të jemi bashkë për fitoren dhe të mos ketë më fenomene të dëmshme, që janë shfaqur edhe si trakte në të shkuarën, por dhe sot për denigrimin e një kolegeje të nderuar deputete. Fryma e diskutimit, ku me pyetje e përgjigje janë sqaruar të gjitha gjërat, ishte shumë konstruktive. Të gjithë kanë dalë të qartë dhe të motivuar nga mbledhja. Prandaj nuk e kuptoj çfarë janë këto histori gazetash dhe pse duhet të ndodhë, -edhe pse ne jemi në fushatë, - ky fenomen çoroditës për njerëzit që mezi presin fitoren. Prandaj, duke respektuar gjithë kontributet e kolegut Braçe, si dhe çdo kolegu tjetër, është koha që të gjithë bashkë të mendojmë për të frymëzuar njerëzit në luftën me këtë qeveri të papërgjegjshme dhe me këtë kryeministër sharlatan të rrezikshëm.”- shkuante Fidel Ylli.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe reagimi i Ermonela Felaj po në facebook.
“S'paska qene keqkuptim po qellim! Qellim i keq! Sa keq! Sot mu desh ti pergjigjesha shume socialisteve te shqetesuar. Por e pata te lehte se u thashe eshte keqkuptim. Po neser ctu them?” shkruan Felaj në facebook.
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Braçes i cili ka kërkuar mbështetësve të tioj në facebook të mos kërkojë të reagojë pasi të dy deputetët janë pjesë e skuadrës së Rilindjes.
"Mos më kërkoni të reagoj ndaj 'të Dyve'. Nuk e bëj, jo vetëm sepse po merrem me punë, 'gënjeshtrën e Sali Berishës me rrugët', por edhe sepse ata të dy, janë tashmë 'pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes'. Tamam për këtë kam detyrimin t'i mbështes. Siç i mbështeta në 2009-ën; njërin, i cili nuk 'pranonte' të kandidonte pa i thënë unë 'po'; tjetrin, duke i bërë fushatën, atë fushatë për të cilën unë akuzohem. Pra, janë kandidatët e partisë sime dhe unë do mbledh vota për partinë time. Ua kam thënë: s'ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin, - kanë lirinë e tyre; s'ka pikë rëndësie nëse unë jam kandidat apo jo, - ka lirinë e tij; s'ka pikë rëndësie ku do të jem unë nesër, - kam profesionin tim; e rëndësishme është që PS-ja të fitojë. Ky jam unë, anëtari i Partisë Socialiste" - përgjigjet Braçe.
CFARE SHKRUANTE TE SHTUNEN BRACE NE FACEBOOK
UNE NUK E KAM SHITUR DHE NUK E SHES PARTINE TIME KRYETAR!!
Sot ne Berat, me dyer te mbyllura, Kryetari i PS ka apeluar bashkim ne Asamblene e Zgjeruar te Partise. Poooor duke bere nje gabm te madh:
Ka marre si shembull zgjedhjet politike te vitit 2009; faktin qe PS mbeti shume pak vota larg mandatit te 5-te; duke gjetur si shkak mosmarrveshjet mes deputeteve, nje histori traktesh duke aluduar pergjegjesine per mua.
Natyrisht kjo eshte akuze e re, e fundit qe degjoj.
Me pare kam degjuar:
Erjon Brace luftoi kunder G99;
Erjon Brace vodhi votat e G99 ne Berat;
Erjon Brace beri liste personale deputetesh;
MEQE NE ATE SALLE NUK KISHA ASNJE MUNDESI, PO TENTOJ TE PERGJIGJEM SHKURT PUBLIKISHT:
KRYETAR!
VOTAT NE BERAT U SHITEN DHE U VODHEN!!
PO PO, U SHITEN E U VODHEN DHE KJO ESHTE ARSYEJA PERSE PS NUK ARRITI TE MARRE MANDATIN E 5-TE ATJE.
Jam lodhur duke ta thene e madje jam lodhur duke ta spjeguar, me numra konkrete, fakte e prova!!
Madje madje, kam ende nje raport te nje matematicieni qe ma dhate ju e ku sipas tij provohet se ne Berat ka ndodhur tamam kjo:
shitja dhe vjedhja e votes!!
Madje duket qarte rrethi ku ka ndodhur kjo!!
E kam ndjere per detyre ndaj partise te jap spjegime;
e kam bere kete me ju personalisht-me keni thene qe kam te drejte;
e kam bere ne kryesi-koleget me kane dhene te drejte;
e kam bere kete ne asamble e kongres-te gjithe me kane dhene te drejte, nuk ka patur nje te vetem te jape argumenta te tjere, te ndryshem;
e kam bere kudo me socialiste, me shpirt e zemer dhe kam thene fort:
UNE AS E VJEDH E AS E SHES PARTINE TIME.
NDAJ ATA ME KANE VOTUAR ME SHUME SE KUSHDO!!
POOOOR, KJO E SOTMJA NUK ME VE MUA NE DYSHIM. ASPAK!
KJO E SOTMJA RREZON KAUZEN E PAS ZGJEDHJEVE TE VJEDHURA TE VITIT 2009-TE, TE DEMONSTRATAVE, GREVES SE URISE ETJ ETJ.
Te dyja nuk mund te jene te verteta;
ose eshte e vertete se ne zgjedhjet i humbem dhe pergjegjesi jam une (ketu do ju duhet te spjegoni 17 mije vota me shume qe kemi marre);
ose eshte e vertete se zgjedhjet u shiten e u vodhen.
ZGJIDHNI VETE:
NE NJEREN MUND TE REZULTOJE TI KERKOSH NDJESE SALI BERISHES;
NE TJETREN.... LERE FARE, U MESOVA TANI, FUNDI ESHTE, SKE PSE ME ADRESOHESH MUA ME NDJESE.
FUSNOTE:
KJO ME POSHTE ESHTE PJESE E SPJEGIMEVE TE MIA NE ASAMBLENE E PS NE MARS 2010, PASI AKUZAT ISHIN MAISUR, POR NE MUNDESINE E PARE PER TE FOLUR NE PARTI THASHE KETO:
Sic ju e dini, Berati eshte nje nga zonat kyc te manipulimit zgjedhor, deformimit dhe vjedhjes se votes.
Mjafton t’ju tregoj se PD “rrembeu” mandatin e trete duke kaluar kufirin numerik vetem me 107 vota kur te pavlefshme jane “prishur” mbi 3000 vota. Pa folur per votat e devijuara qellimisht nga tregtaret elektorale, nga PS tek PD vetem me proces verbal. Pa shkruar e rradhitur ende asnje nga problemet kombetare nxjerre ne drite nga Ruzhdija. Eshte nje histori e tere e korrupsionit politik dhe elektoral ku spikat nje ofiqar I PS, I korruptuar deri ne gryke, I cili, me votat e PS bleu lirine e tij per nje faj te rende penal; por edhe ambicies se pa denje e te pa fre te nje ofiqari tjeter te PS per t’u bere deputet, perthyer ne nje beteje te ndyre kunder kandidatit te listuar i 5 ne listen e PS; histori e cila, tani ka filluar te shfryje me emer e mbiemer ne cdo cep te Beratit. Mbetet ende e pazbardhur per shkak te filmit te zi te skanimit te fleteve te votimit, nxire qellimisht, si garancia per tregtaret e votave.
Perballe te vertetes, prej 6 muajsh, ka nje alibi, e cila u formulua ne Tirane nga socialiste ne nevoje per betejen orale ndaj Edi Rames, u amplifikua nga Sali Berisha per te shpetuar fitoren e vjedhur, duke shfrytezuar ekstremisht cekesine e nje politfemije te pakenaqur nga pafuqija e tij elektorale:
PS NE BERAT NUK HUMBI SEPSE SALI BERISHA VODHI VOTAT POR SEPSE ERJON BRACE LUFTOI DHE I VODHI VOTAT G99; SEPSE ERJON BRACE BERI LISTEN E DEPUTETEVE!
Asnjera e vertete:
-G99 ka marre ne Berat 3324 vota;
mandati I katert nga PS eshte fituar me 11141 vota,
G99 per te fituar mandatin e ketert te PS duhet te kishte 5570 vota,
pra une I bie te kem vjedhur 2146 vota, me shume se 75% te votave te marra nga G99!
-PS per te marre mandatin e 5 i duheshin dicka me shume se 150 vota;
G99 per te marre mandatin e peste te PS I duheshin 4456 vota,
pra une I bie ti kem vjedhur 1132 vota, me shume se 33% te votave te marra nga G99!
Po perse duhet ta beja kete kur cdo vote e G99 shume larg pragut per te marre deputetin e PS, llogaritej si vote per PS?
-Lista e kandidateve per deputete te PS ne Berat ishte nje liste nga me te konsultuarat , e balancuar, perfaqesuese, perfshirese. Ajo ka qene personale e Erjon Braces sac ka qene personale e cilitdo pergjegjes Qarku, anetari Kryesie duke perfshire dhe kryetarin e Partise! Lista mund te gervishet tani, nen driten e problemeve banale dhe amorale te brendshme por nuk ka patur asnje ndikim negative ne zgjedhje!
Ne fund, dua tu pyes:
a mund te sulmohet, akuzohet anetari I kryesise perse mblodhi vota per partine ku ben pjese?
Kam 6 muaj qe bashke me ju luftoj per te njejten kauze, ate te transparences se votave dhe zgjedhjeve te lira kunder Sali Berishes, nderkohe qe nga ketu, direkt e tek Berisha dhe me tutje ne Berat luftohem si hajdut i zgjedhjeve!
Rezultatet qe Berisha I caktoi PS ne Berat mbeten me te mirat e 18 viteve pluralizem, vetem ne 1997 kane qene edhe me te mira; pra bilanci elektoral tregon se ne Qarkun e Beratit PS ka marre 17485 vota me shume se PD; PS ka 3073 vota me shume se koalicioni Berisha Meta; Koalicioni yne, I mbeshtetur tek votat e PS ka 8247 vota me shume se Koalicioni Berisha Meta!
(sg/shqiptarja.com)