Bashkëraportuesit për monitorimin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, gjermani Andrej Hunko dhe irlandezi Joseph O’Reilly kanë shprehur shqetësim për heqjen dorë nga mandatet nga opozita parlamentare në Shqipëri. Por ata thonë se nëse i kërkohet, ata janë të gatshëm të ndihmojnë opozitën dhe qeverinë shqiptare për ta kapërcyer këtë krizë politike.
“Të dyja palët duhet të përdorin parlamentin për t’u angazhuar në mirëbesim në një dialog të tillë, në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual politik. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, - thonë dy bashkë-raportuesit.
“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe e vendimmarrjes. Deputetët e kanë vendin në parlament", nënvizohet në një deklaratë të dy raportuesve.
Duke përshendetur faktin se protestat e fundjavës së kaluar u mbajtën në mënyrë paqësore, raportuesit i bëjnë thirrje deputetëve të opozitës të rikonsiderojnë dorëheqjen, e t’i rikthehen punës në Kuvend.
Në të njëjtën kokë, raportuesit i bëjnë thirrje shumicës në pushte, që t’i sigurojë opozitës hapësirën e përshtatshme për të funksionuar dhe të angazhohet në një dialog të sinqertë dhe domethënës me opozitën mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.
Komente






Ne se Evropa dhe te gjitha forcat, me ne ze, perendimore ,do te deshironin me sinqeritet e me pasterti morale ,ta ndihmonin Shqiperine ;te jemi te sigurt se Shqipetaret ,para shum kohesh do ishin pjes e Europes .Populli Shqipetar nuk eshte as me i mir e as me i keq se gjitonet e saj .Mbetia jasht~ e 2-3 shteteve ballkanike~ nga Evropa ,tregon qart ,deshiren e evropianeve ,per te na bere pjese te saj .Kjo mungese deshire nga BE-ja ,besoj se eshte e qart nga te gjith ne .Kur ne nje vend evropian -sic jemi ne -ka probleme (trazira) evropa me njeher -nese deshiron -e zgjith problemin ,i jep secilit hakun ,dhe mandej ,jeta vazhdon normalisht, si ne gjith evropen .Cilado force politike, tek ne ,qe perkrahet nga perendimi ,menjeher ben te pa pergjegjshmin ,dhe sillet sikur te ishte vet zoti ,e mund te beje c'deshiron, pa mbajtur as prgjegjesin me elementare .Cilido udheheqes , qe ben te pa pergjegjshmin dhe kapadaiun -tek ne -sigurisht eshte i perkedheluri nga nderkombtaret ,per ndonje problem te tyre .Politikan! ,nese doni sinqerisht vendin ,hyni ne bisedime ,dhe zgjidhni problemin .
PërgjigjuOre keta jan t cmendur nuk e shikon q Populli nuk e do as lul as berish e Monika ..ore as 10 perqind t popullit nuk ka Me vete
PërgjigjuDo bejme lufte Do tundim malet Dhe fshati qeshet Dhe Bota tallet
PërgjigjuAsnje mareveshje nuk ka me kriminelet ata e Kane vendin ne burg
PërgjigjuTe mos e kthejne me koken ne ate Parlament,jane turpi i ketij vendi,per c'fare duhen ulerimat histerike te Monika Kryemadhit qe na cau menderen cdo te enjte,kujt i vlen Sali Krimineli,apo Lul Basha
Përgjigju