‘Drejtësi e re europiane’, BE reagon për deklaratat e Ramës pas arrestimit të Veliajt: Thelbësore pavarësia e SPAK! Po ndjekim zhvillimet për hetimin ndaj kryebashkiakut

TIRANE- Zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po ndiqen me vëmendje edhe nga Bashkimit Evropian. Megjtihatë, siç tha për Report Tv një zëdhënës i Komisionit Evropian,BE nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim”.

Referuar deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë, 12 shkurt, se reforma në drejtësi nuk ka kthim por se duhet të shtrohet në shinat e standardeve evropiane, në reagimin e zëdhënësit të KE, theksohet angazhimi i tyre për të ndihmuar vendin tonë që institucionet e drejtësisë të përputhen me këto standarde.

“BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë”,- tha një zëdhënës i KE-së për Report Tv.

Duke vlerësuar se reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në reagim theksohet pavarësia që duhet të ketë SPAK vecanërisht nga politika.

"Roli specifik i SPAK dhe pavarësia në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri",- thuhet më tej në reagim.

Reagimi i plotë i BE-së për Report Tv

Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • QytetariX: 12/02/2025 19:41

    ​​I ❤ SPAK

    Përgjigju
  • Ops: 12/02/2025 17:55

    Jepe te plote , qe sduhet ti beni presion drrrejtesis mij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Tragjas të Vlorës, ministri Vengu ndjek nga afër situatën: Flakët e qëllimshme, u ndërhy në kohë

Zjarri në Tragjas të Vlorës, ministri Vengu ndjek nga afër situatën: Flakët e qëllimshme, u ndërhy në kohë