
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi sot një rezolutë që kërkon që Rusia të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar në Ukrainë.
Drafti, i cili pritet të miratohet me një shumicë të madhe këtë pasdite, kërkon që 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara të krijojnë "një regjistër ndërkombëtar" për të dokumentuar pretendimet për dëmet, humbjet ose lëndimet e ukrainasve të shkaktuara nga Rusia.
Në përgjithësi, ajo ripohon sovranitetin e Ukrainës dhe i bën thirrje edhe një herë Moskës të "ndalojë përdorimin e forcës kundër Kievit". Nëse merr dritën jeshile, do të jetë rezoluta e pestë e Asamblesë së Përgjithshme që dënon pushtimin rus të Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rezoluta e re e OKB-së kundër Moskës: I paguani dëmshpërblime Ukrainës! Zelensky nga Kherson: Fillimi i fundit të luftës







