Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: Presim ndërtimin e stadiumeve! Duka: Aplikim për një tjetër ngjarje evropiane

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: Presim ndërtimin e stadiumeve! Duka: Aplikim për një tjetër ngjarje evropiane

Ministrja Kushi dhe Armand Duka

Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar figurat të shquara të futbollit, të ndarë nga jetë pas Asamblesë paraardhëse: Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Odisea Çipi dhe Nuri Bylyku.

Presidenti Armand Duka i dha fjalën ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Veç të tjerash, Kushi përmendi bashkëpunimin me FSHF-në dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në Korçë, Durrës dhe Vlorë, si edhe ai "Selman Stërmasi" në kryeqytet.

"E pranova ftesën sepse sporti ka marrë vëmendje të veçantë nga qeveria, e dëshmojnë shumë nisma. Do të theksoja vendimin për ndërtimin e tri stadiumeve. Kemi qenë me presidentin Duka pjesë e komisionit për të vendosur për projektet. Nuk janë thjesht stadiume, por pole për qytetet tona, që do të kenë jetë 24 orë në shtatë ditë të javës: jetë jo vetëm sportive, por edhe sociale, kulturore dhe ekonomike. Presim me padurim ndërtimin me tyre. Do të theksoja marrëveshjen e fundit me Manchester City Club, për të sjellë në Shqipëri akademinë elitare të Manchesterit, për të pasur një kampus në Shqipëri, që do t’i shërbejë gjithë rajonit", tha fillimisht Kushi.

Më pas Kushi ceku edhe finalen e Conference League në Tiranë, si edhe kualifikimin e vajzave të Vllaznisë në fazën e grupeve të Champions League.

"Këto janë vetëm disa nga nismat e ndërmarra do të kemi të tjera. Futbolli është rritur në nivel dhe këtë e tregojnë aktivitetet ndërkombëtare, si finalja e Conference League, që ndihmoi aktivitetin ekonomik dhe në imazh. Vizita e presidentit të FIFA-s, Infantino, ishte ngjarje e madhe, është tregues i këtyre zhvillimeve të futbollit. Do të veçoja kualifikimin e vajzave të Vllaznisë, një arritje e madhe që na nxit të mbështetim edhe në ekipet e tjera", tha ministrja Kushi.

Në Asamblenë e Përgjithshme fjalën e mori edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai ceku aplikimin e eventit të moshave për t'u zhvilluar në Shqipëri.

"Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave. Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Conference League që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha", tha Duka mes të tjerash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
VIDEO/ Votime fiktive në Asamblenë e FSHF-së, Armand Duka quan 'pro' edhe ata që nuk marrin pjesë

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi këtë të premte Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme për vitin 2023. Pas fjalëve respektive, në votim u hodhën edhe disa nga pikat e rendit të ditës. Miratimi i pasqyrave financiare dhe kompania audituese morën miratimin e të gjithë anëtarëve, kjo sipas Armand Dukës që drejtoi punimet.

Në pamje duket qartë se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i ndodhur në rreshtin e parë nuk merr pjesë në votime dhe kartoni i tij ndodhet në tryezë. Megjithëse një votë kundër apo abstenim nuk prishte numrat për miratimin e pikave të ditës, Armand Duka i ka quajtur të gjitha votat pro, edhe pse një prej anëtarëve dukshëm nuk voton.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aurel Papadhopuli: 13/05/2023 11:37

    Vendimi i drejte ne arest...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut