Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave

Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave

Ish-kryeministri Berisha në arrest shtëpie

Partia Popullore Europaine ëshëtë mbledhur në Maltë, ku po diskutohen zhvillimet e fundit politike. Në këtë mbledhje është miratuar një rezolutë nga partitë simotra të PD-së, në të cilën pasqyrohen kërkesat politike e të dërguarve të Berishës, por ndonëse ai e konsideron veten si të persektuar politik, në asnjë rrjesht të rezolutës nuk kërkohet lirimi i tij.

Madje, duke pasur parasysh përmbajtjen e këtij formacioni, aty inkurajohen reformat që do të çojnë përpara Shqipërinë në rrugën e integrimit, mes të cilave është Reforma në Drejtësi. Kjo e fundit në fakt është edhe shkaku pse Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa përparimi në luftën kundër korrupsionit është edhe një nga arsyet pse BE po mbështet avancimin e vendit në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur në tetor.

EPP shprehet se do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të mbështesë partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme. Nxitet dhe inkurajohet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, zbatimi i të drejtave kushtetuese, forcimi i ligjit dhe vijimi i reformave.

Gjithashtu kërkohet të zhvillohen zgjedhje të lira dhe se PPE do i monitorojë ato nga afët.

Disa nga konkluzionet e Rezolutës:

Ruajtja e Shtetit të së Drejtës: EPP mbështet fuqimisht ruajtjen e integritetit institucional si themel i një shoqërie demokratike.

Të Drejtat Kushtetuese: Kërkon nga autoritetet shqiptare të respektojnë të drejtat kushtetuese dhe standardet demokratike ndërkombëtare.

Lufta Kundër Krimit: Inkurajon përpjekje më të fuqishme për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë të paanshme.

Reforma Zgjedhore: Nxit Parlamentin shqiptar të përfundojë reformën zgjedhore, duke përfshirë të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR.

Integrimi Evropian: EPP thekson mbështetjen e saj të palëkundur për aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe popullin shqiptar në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike dhe të lirë.

Rezoluta e plotë e PPE-ve: 

"Rezoluta mbi Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) në Asamblenë Politike të PPE-së.

-Duke konsideruar vullnetin e fortë dhe aspiratat europiane të popullit shqiptar dhe të partive shqiptare anëtare të PPE-së;

-Duke njohur rezultatin e konferencës së dytë ndërqeveritare me Shqipërinë, të mbajtur më 15 tetor 2024, e cila shënoi hapjen e negociatave për grupin e parë të kapitujve themelorë me vendin;

-Duke iu referuar Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021[1];

-Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për 2023[2]; Indeksit të Projektit Botëror të Drejtësisë 2024[3]; Raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Shqipëria 2023;

-Duke pasur parasysh që PPE mirëpriti vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Klasterin 1 me Shqipërinë, të kushtëzuar nga zbatimi i reformave të nevojshme demokratike; 

PPE shpreh shqetësimet e saj lidhur me:

-Gjendjen e integritetit institucional, të pasqyruar në korrupsionin endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;

-Përballjen e vazhdueshme politike, duke shprehur shqetësim për zvogëlimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; 

-Nxit angazhimin për dialog dhe forcimin e institucioneve e procedurave demokratike përmes bashkëpunimit ndërpartiak dhe brendapartiak konstruktiv, respektit të ndërsjellë, konsultimeve gjithëpërfshirëse me shoqërinë civile dhe vendimmarrjes transparente;

-Mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive përmes nxitjes së konsensusit ndërmjet të gjithë aktorëve politikë dhe respektimit të të drejtave e përgjegjësive të opozitës;

-Pamjaftueshmërinë për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në vend, përfshirë pluralizmin e qëndrueshëm, opozitën konkurruese dhe dialogun politik të brendshëm dhe ndërpartiak;

-Çdo përndjekje të pretenduar politike të liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve vendorë, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;

-Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për
pastrim parash;

-Dështimin për të arritur një marrëveshje mbi reformën zgjedhore, duke sjellë progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të papërfunduara nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, duke kujtuar se të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë, në veçanti, votimin nga jashtë. Këto synonin përmbushjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

-Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik teksa afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të shënuar nga standarde të dobësuara zgjedhore dhe duke kujtuar paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave zgjedhore; 

-Këto veprime që kanë zvogëluar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Parlament, duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës. 

Për këtë arsye, Partia Popullore Europiane (PPE):

-Mbështet fuqimisht mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si shtylla themelore të një shoqërie demokratike;

-Bën thirrje autoriteteve kombëtare të respektojnë angazhimet e Shqipërisë ndaj të drejtave ushtetuese dhe standardeve demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe duke shmangur përndjekjen apo intimidimin e opozitës, veçanërisht përpara
zgjedhjeve;

-Kërkon nga qeveria të intensifikojë përpjekjet për të vendosur përparim të besueshëm dhe transparent në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos synojnë opozitën;

-Shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Partisë Demokratike drejt integrimit në BE dhe angazhimin e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre në mbrojtjen e qeverisjes demokratike dhe të drejtave themelore dhe duke nënvizuar të drejtën legjitime të opozitës për protesta paqësore;

-I bën thirrje Parlamentit shqiptar të intensifikojë përpjekjet për mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, për të promovuar një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të plotë, duke theksuar nevojën për të adresuar të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR dhe duke nënvizuar se udhërrëfyesi i qeverisë duhet të përfshijë reforma zgjedhore të bazuara në udhëzimet e OSBE/ODIHR;

-Kërkon nga autoritetet shqiptare të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE-ja për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike; 

-Thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet. PPE do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke avokuar për aspiratat e Shqipërisë për në BE. PPE rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin europian të Shqipërisë dhe përpjekjet e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

-Shqipëria - Transparency.org e rendit Shqipërinë të 98-ën nga 180 vende dhe si vendin më të korruptuar në Europë; 

-Një studim i muajit të kaluar tregon se 52% e qytetarëve shqiptarë janë të korruptuar nga administrata shtetërore.

-https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2024/Albania/ e rendit Shqipërinë në vendin e 106-të nga 142 vende për Kufizimin e Pushtetit të Qeverisë; 107 për Mungesën e Korrupsionit; 114 për Rregullimin dhe Zbatimin; 101 për Drejtësinë Civile; 92 për Drejtësinë Penale; dhe 106 për Ndërhyrjen Qeveritare në Drejtësinë Penale".

Rezoluta e paraqitur nga PD

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwtfvvjj: 22/11/2024 19:26

    Saliu i futi tmerrin usa e jo me ketyre langarqve i ze me dacka spaulun sala i mori perpara 300 miljon usa

    Përgjigju
  • PPE: 22/11/2024 15:59

    Ne fakt c'do njeri qe nuk eshte analfabet funksional, e kupton se kjo rezolute jo vetem i jep te drejte te gjitha pretendimeve te opozites shqiptare, por edhe kerkon qe Qeveria te zbatoje nje sere principesh demokratike. Vazhdoni propaganden, por kjo eshte nje shuplaka me e forte ndaj Edi Ramen ne rrafshin institucional. Ngjan me rezolutat e vitit 1990, por jemi ne fund 2024. Per te gjithe ato qe nuk e dine, PPE-ja eshte grupi i madh parlamentar ne Parlamenti Europian.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?