Rama: Bonusi për pensionistët shpërndahet këto ditë! Aeroporti i Vlorës përfundon brenda 2024! 21 Janari krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit

Nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëse puna vijon me këto ritme punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të përfundojmë brenda viti të ardhshëm. 

"Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi  të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar."

Sipas Ramës, krahas aeroportit të Vlorë, do të jetë akademia ndërkombëtare e kontrollorëve dhe seksioni i mirëmbajtjes së avionëve.

"Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve. Ndërkohë prej  viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit aivil Europian për rritjen e numrit të pasagjerëve agjencia europiane ICAO ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë që është një tjetër sektor i ri që krijohet në Shqipëri. Kjo do jetë një akademi ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit”, tha Rama.

Në vëmendje solli edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin me të cilin iu përgjigj edhe akuzave për kapjen e drejtësisë. Rama tha se Gjykata evropiane të drejtave të Njeriut, konfirmoi atë që PS-ja kishte thënë prej 12 vitesh sa i takon vrasjes së katër protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. Ndërsa u shpreh i bindur se drejtësia për vrasjet e 21 janarit nuk do të mungojë sipas Ramës, tashmë është koha që të bëhet drejtësi për urdhëruesit e këtij krimi. 

"21 janari nuk ka ndodhur dje, por përpara tanimë shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se se sa e rëndësishme është që të dijë 21 janari tjetër, dhe tjetri, dhe tjetri, dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim të vazhdojnë të përqeshin, e të përqeshin viktimat e 21 janarit”.

“Kush e ka lexuar vendimin për 21 Janarin, ka parë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë kemi thënë qysh në krye të herës, 21 janari është një krim shtetëror dhe për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën e pushkës, por në radhe të parë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë mbi njerëz të pafajshëm mes Bulevardit”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai nënvizoi se me sistemin e ri, drejtësinë nuk e bën as partia, as qeveria as kryeministria, por drejtësinë e bën vetëm drejtësia. Kreu i qeverisë theksoi se viti 2023 i vuri kapakun mos ndëshkimit të politikanëve.

“Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disi të lehtësuar në raport me 21 Janarin për të cilin ne kemi pasur qysh në krye të herës barrën që t’i hapim rrugë drejtësisë është se sot edhe pse do të kërkojë ende kohë që ta shikojmë drejtësinë e bërë për 21 janarin, e shikojmë që e para rruga e drejtësisë është hapur dhe e dyta, sot është e qartë që drejtësia për 21 Janarin mund të vonojë edhe ca, por nuk ka për të munguar”, nënvizoi kryeministri.

Pjesën e parë të fjalës së tij kryeministri Rama ia dedikoi situatës ekonomike dhe buxhetit për vitin 2024, ku theksoi se vendi është në ditët më të mira të tij, dhe shpalli objektivin tjetër të qeverisë për të pasur 20 milionë turistë brenda vitit 2030. 

Ai njoftoi se bonusi i pensionistit këtë vit do të nisë të shpërndahet brenda pak ditëve. Kjo sipas Ramës lidhet me rendimentin pozitiv të ekonomisë, duke sjellë në vëmendje rritjen e turizmit dhe jo vetëm.

Kreu i qeverisë tha se një lajm tjetër i mirë është ulja e borxhit dhe rritja e investimeve.

“Tjetër shifër domethënëse është borxhi publik. Ne, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe të thellësisë së këtyre krizave u gjetëm në kushtet kur na u desh të rrisnim borxhin në mënyrë shumë të konsiderueshme, deri në 75%, por me buxhetin e vitit 2024, që do ju them dhe disa gjëra kryesore, ne njëkohësisht kemi ulje të borxhit rreth 60%, pra 15 pikë më poshtë. Rritja investimeve nga njëra anë, ulja e borxhit nga krahu tjetër, tregues kuptimplotë për të cilin FMN ka theksuar se ekonomia shqiptare është nga më rezistentet në rajon. Kjo rezistencë e ekonomisë shikohet në komponentë të tjerë”, tha Rama

Në mbyllje të asamblesë Rama u shpreh se merr mesazhe anonime që i tregojnë se  kreu i kësaj Bashkie, Ermal Dredha, merr në punë mbështetës të PD. Për këto të fundit tha Rama se edhe nëse kanë votuar PD nuk u duhet hequr mundësia për të punuar në administratë, nëse ata janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
'Më vjen dhe për të qeshur dhe për të qarë' Rama zbulon sms-të anonime për kryebashkiakun e Vlorës! Ja data kur do mbahet kongresi PS

 

Mesazhe anonime që kryebashkiaku i Vlorës ka punësuar demokratë kanë mbërritur në telefonin e kryeministrit Edi Rama.

E pranoi vetë kryeministri në takimin e asamblesë së PS-së në këtë qytet. Rama para socialistëve u ktheu dhe përgjigje

“'Më vjen dhe për të qeshur dhe për të qarë, që marr ca mesazhe anonime. E kishit harruar këtë stil për ca kohë, nuk e di pse filluat prapë. Kam vënë re që arsyeja e mesazheve anonime është pse Ermali është i hapur për të marrë në ekipin e tij demokratë. Unë nuk I di kush janë dhe si janë por di një gjë. Ermali ka të drejtë dhe kush I bën këto mesazhe e ka gabim. Në parim flas.
Ermali dhe çdo kryetari bashkie ti kërkojmë llogari për punën se kë marrim në punë është e drejta dhe detyra e tyre. 

E dyta: Kush është socialist dhe beson ato që themi se ne jemi të hapur për të gjithë, jo që nuk duhet të mërzitet pse demokratët merren në punë kur janë të zotë, patjetër. Kanë votuar për atë, po për atë do votonin se ishin demokratë. Fakti që nuk votojnë më për atë është merita jonë.  Është shumë e vjetër e pakuptimtë të merremi me këtë pjesë” tha Rama.

Rama u kujtoi vlonjatëve se 'borxhin' ndaj tyre e kishte larë në këto 8 vite qeverisje

"Për hir të së vërtetës pas kaq vitesh në qeveri nuk besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Nuk besoj. Sigurisht ka pasur njerëz dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që u është dhënë patjetër. Këta njerëz duhet të vihen para përgjegjësisë, por ndarjen socialist dhe demokratë kur vjen puna tek kontributi që gjithsecili mundtë japë si profesionist apo qytetar në një bashki askush nuk duhet ta bëjë. Përkundrazi!

Rama njoftoi dhe 8 dhjetorin si datë kur do të mblidhet kongresi i PS-së duke vënë theksin tek një parti me forume shumë të hapura që do e bëjë më të fortë dhe më të re në mënyrën e funksionimit. 

"Ne do të shkojmë në kongresin e partisë në 8 dhjetor dhe do të diskutojmë konkluzionet e të gjithë takimeve dhe ka gjëra që duhet ti shohim në sy. Nuk mund të presim që të humbasim për tu përmirësuar. Fakti që ne kemi fituar 8 zgjedhje resht lidhet ndër të tjera me faktin që pas çdo fitoreje zgjedhjeje kemi nisur nesër punën për të parë çfarë të përmirësojmë" tha Rama. 

Ora 16:51
Rama: Drejtësia për 21 janarin mund të vonojë, por s'ka për të munguar! Krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit

 

Nga Vlora në Asamblenë e Përgjithshme të PS kryeministri Rama u ndal tek hetimet për 21 janarin. E ndërsa tha se drejtësia mund të vonojë për këtë çështje, nënvizoi se nuk ka për të munguar. Fajtor për Ramën nuk janë vetëm ata që tërhoqën këmbëzën dhe vranë katër protestues por edhe ata që urdhëruan hapjen e zjarrit.

"21 janari nuk ka ndodhur dje ka ndodhur përpara shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër dhe tjetri dhe tjetri dhe tjetri dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim të vazhdojnë të përqeshin e të përqeshin... viktimat e 21 janarit.

Nga ana tjetër askush nuk duhet ta harrojë se në këtë sistem që kemi zgjedhur drejtësinë lavdi zotit nuk e bën as partia e as qeveria e as kryeministria. Drejtësinë e bën drejtësia. Nëse sot ka një arsye për t’u ndierë të.. ore janë nja dy djem që fillojnë të duartrokasin dhe harrojnë të ndalojnë kam përshtypjen që dëgjojnë vetëm duartrokitjet..

Po thosha që nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disi të lehtësuar në raport me 21 janarin për të cilin kemi pasur që në krye të herës barrën që ti hapim rrugë drejtësisë është që sot edhe pse do të kërkoj ende kohë që ta shikojmë drejtësinë të bërë për 21 janarin e shikojmë që e para rruga e drejtësisë është hapur dhe e dyta sot është shumë e qartë që drejtësia për 21 janarin vërtet mund të vonojë dhe ca por nuk ka për të munguar. Ajo që ndodhi në gjykatën e të drejtave të njeriut është historike. Kush e ka lexuar vendimin e saj për 21 janarin ka parë që gjykata ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë e kemi thënë që në krye të herës. 21 janari është krim shtetëror. Për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën por ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë për njerëz të pafajshëm.

Si e hapëm ne rrugën e drejtësisë duke bërë reformë në drejtësi.

Po të shikosh gjykimin e Strasburgut ka thënë të njëjtën gjë që kemi thënë. Shyqyr që gjykata është në Strasburg që të mos thonë se dhe atë e ka kapur Rama siç thonë për çdo gjë që nuk u vjen për shtat e vërteta është që ne nuk kemi kapur asgjë qëndrojmë në anën parimore të kësaj historie, por u rrimë drejt atyre që kemi marrë përsipër... E sollën amerikanët? Si e sollën me avion apo me anije. Kanë qenë këtu që në 91 amerikanët."

Ora 16:47
Rama: Situata financiare më e mirë se çdo vit, shpërndarja e bonusit për pensionistët nis brenda këtyre ditëve

 

Nga Asambleja e PS në Vlorë kryeministri Edi Rama, foli për një ekonomi më të stabilizuar dhe vitin e kaluar. Nisur nga kjo Rama tha se bonusi për pensionistët ndryshe nga vitet e tjera do të shpërndahet më herët.

“250 milion euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Natyrisht që do donim që kjo shumë të ishte dhe më e madhe por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. E dyta gropa e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është e vetmja gropë e pambyllur në të gjitha gropat që trashëguam nga qeveria e mëparshme kur morëm detyrën dhe kjo e bën më të vështirë realizimin e ambicies dhe dëshirës tonë për të pasur një rritje më të ndjeshme të pensioneve.

Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri siç u bë dhe vitin e kaluar e gjatë gjithë viteve, por jo në fund të vitit por më përpara. Për herë të parë në vitin e ardhshëm do kemi 2% të shpenzimeve të buxhetit për mbrojtjen”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent Brokaj: 28/11/2023 09:17

    Mbaj te PD ne pune se do maresh me vota nga ne.Te gjatin do maresh ketej e tutje

    Përgjigju
  • elona: 28/11/2023 06:15

    orw o rama pse vetem vlora do aeroport,,,do edhe shkodra,,korca,,saranda aeroporte...edhe gjirokastra,,..

    Përgjigju
  • Iris: 28/11/2023 01:29

    Jam shume dakord me Ramen sa i perket punesimit te opozites ne administraten socialiste.Sa kohe ben punen,nuk ka rendesi se me cilen parti je,apo cfare ideali ke,por keto mendesi negative i kemi dhurate nga Xhaxhi e lufta e klasave-ky eshte djali i armikut te popullit,ai eshte nip ballisti,kjo eshte vajze borgjezi dhe nuk duhet te punonin ne kete apo ate pune,ose detyre.Kete mendesi e vazhdoi pastaj Berisha-ky ka qene komunist,ajo eshte socialiste;tani dalin keta te tjeret qe dergojne mesazhe e letra anonime-keta jane demokrate! Pasojat=jemi kthyer ne cmirezinj,te percare e ujqer per njeri-tjetrin.

    Përgjigju
  • Ergys Alushi: 27/11/2023 22:42

    O sulltan, po nuk ke faj ti or jo, faj kemi ne tutkunet qe te votojme! Po si nuk the nje llaf per gjithe hajdutet e tu qe po denohen? Hajt, se pas Damianit dhe Klosit, eshte radha jote.

    Përgjigju
  • Miri: 27/11/2023 22:38

    Z.kryeminister as mos qaj e as mos qesh sepse Vloren e rregulloi qeveria dhe as Shpetimi as Dritani dhe as ky mesuesi i Italishtes qe eshte tani nuk kane vizion.As vizion e as koeficient inteligjence per te udhehequr Vloren.

    Përgjigju
  • Todi Driza: 27/11/2023 20:22

    Z.Rama po nuk i hoqe keta drejtoret hajdut nga institucionet e Vlores nuk ke gje ne vi.I vetmi qe i pergjigjet vijes te PS eshte vetem Roland Dervishi i Ali Demit qe po nxjer nje brez te mrekullushem te rinj dhe te reja

    Përgjigju
  • Adi: 27/11/2023 19:37

    A c,ja bere mire spiunave qe meren me anonime,prandaj e,ecen para Vlore nga spiunat dhe urrithat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024