Asambleja e PS, Rama: Vitin
tjetër rrisim pagat e pensionet

Asambleja e PS, Rama: Vitin<br />tjetër rrisim pagat e pensionet
Asambleja e Partisë Socialiste zhvilloi sot punimet ku miratoi 10 vendime, ndër të cilat Kodin Etik. Mbledhja u karakterizua nga një fjalim i kryeministrit Edi Rama, mbi një rezyme të punëve të bëra nga qeverisja. Duke u ndalur në çështjet e pronës, luftës antidrogë, shëndetësisë, arsimit, spikati premtimi për rritje pagash e pensionesh për vitin 2017.

Kryeministri garantoi se rritja do të jetë si e asnjë qeverie tjetër, ndërsa theksoi se fondi i vënë në dispozicion do të jetë 100 milionë dollarë.

Kreu i qeverisë tha se reformat nën qeverisjen aktuale janë më të mëdhatë të realizuara ndër këto 25 vite.

Rama vuri në dukje se puna e bërë deri më tani nga PS, do të jetë dhe baza mbi të cilën duhet të ngrihet komunikimi i brendshëm në këtë proçes organizimi të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që janë në prag.

Mes 10 vendimeve që miratoi ditën e sotme Asambleja e Partisë Socialiste, është edhe Kodi i Etikës. Shqiptarja.com siguron projektin e këtij Kodi, i cili ndër shumë kritere, i kushton një kapitull të veçantë marrëdhënies së deputetëve socialistë dhe funksionarëve të saj në raport me median.

Në këtë kapitull, është e ndaluar që deputetët të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.


Asambleja e Partise Socialiste

Zhvillimet e Asamblesë

 
Ora 13:10 Balla për Asamblenë e Partisë Socialiste: U miratua Kodi i Etikës

"Asambleja Socialiste miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme të partisë që kanë të bëjnë me Kodin e Etikës që është një hap i rëndësishëm për ta ndjekur gjithë partitë në Shqipëri. Po ashtu shumë çështje të tjera në dobi të partisë.
 
Ishte çështja e karakterit të kontrollit të mbikëqyrjes financiare në parti. Risia është auditivi ligjor i financave. Ky hap duhet reflektuar në kodin e ri zgjedhor. Kodi i etikës është një hap i rëndësishëm që rregullon çështjen e përfaqësimit politik, shmangies së konfliktit të interesave, por për herë të parë do ketë një formular në parti për këdo që vetëdeklaron konfliktin e interesit dhe situatën ligjore të tij".

vendimet e ps

vendimet e ps
tabelat ps
(Vendimet e miratuara në asamble ditë e djeshme)



Ora 12: 25 ‘Mbetjet’, Rama u përgjigjet protestuesve nga Asambleja: Ligji i domosdoshëm, në asnjë rrethane nuk tradhëtoj qytetarin
Teksa para kryeministrisë protestohej për Ligjin e Mbetjeve, kryeministri Edi Rama është përgjigjur nga Asambleja e PS për kontestimet ndaj ligjit. Sipas, kryeministrit, u krijuan të gjitha kushtet që Ligji të futej në zbatim. Rama tha se, ndarja e re territoriale, krijoi të gjitha kushtet për realizimin e riciklimit të mbetjeve në vend. Kryeminstri edhe njëherë garantoi se, as ai dhe as qeveria e tij nuk do të tradhetonte kurrë qytetarin.

"Aktualiteti, ligji i ri për mbetjet e riciklueshme, është një ligj di domosdoshëm dhe konform ambiciesh për një Shqipëri të pastër.
Kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale kemi thënë se duhet kjo reformë për të kaluar në fazën e menaxhimit të mbetjeve.
Pa Bashkitë e reja ishte e pamundur që të vinte në jetë plani ynë për ndarjen e diferencuar në burim që është baza e bërjes funksionale të industrisë së riciklimit.
Është fakt që jemi përgatitur për të dyja;
a. për të vënë në lëvizje bashkitë e reja dhe
 b. industrinë e riciklimit.
Kur ne bllokuam plotësisht ligjin e vjetër ishim të vetëdijshëm që do krijohej një ngërç për këtë industri dhe ishte parashikuar duke konsideruar dy element
.1. Bërjen e kuadrit ligjor për mbetjet e gjelbërta dhe
2. Për ta nxitur industrinë që në kushtet kur e kishte të pamundur importimin të rriste kapacitetin mbledhës.
Disa kompani po falimentonin dhe po spostoheshin në vende të tjera.
120 mijë ton mbetje të riciklueshme që sot mblidhen nga Shqipëria do mbeteshin rrugëve.
Ajo që ne kemi bërë është ligji më i kufizuar në rajon. Të kushtëzosh importin e lëndës së parë me pasjen e një fabrike, kemi kushtëzuar sasinë e mbetjeve me kapacitetin e fabrikës"
.

Kryeministri ritheksoi dhe njëherë se, mafia është armiku më i madh i riciklimit.

"Masat konkrete që janë marrë për kontrollin, skanojnë cdo lloj malli. Nuk duhen ngatërruar lëndët e para me plehrat dhe nëse e ben dikush, kjo është ligësi diabolike për të përfituar nga shqiptarët dhe emocionet e tyre.

Mafia është armiku më i madh i riciklimit.

Sot Shqipëria ka 17% mbetje të ricikluara, e ardhmja është industria e riciklimit dhe pëfshirja e qytetarëve në ndarjen që në burim.
Bëhet fjalë për të ndarë kilogramët
.

Mbetjet nuk groposen, por riciklohen për prodhim.

Mafia nuk merret me riciklim kanoçesh, plastike e letre, por me betejën për të mos lejuar që ato të riciklohen për të groposur sa më shumë dhe djegur sa më shumë mbetje.
Ne po bëjmë bazë për të bërë atë që bëmë me energjinë, ndërtimet pa leje, krimin dhe në cdo sektor që kemi hapur një luftë frontale me të kaluarën.
Kjo bëhet për ta bërë Shqipërinë më të pastër.

Kurrë unë e qeveria jonë nuk do t’i tradhtonte qytetarët duke bërë një ligj ku krijohej qoftë dhe shtegu më i vogël për të ndotur Shqipërinë më shumë.

PS në 25 vite ka qeverisur e qenë në opozitë, ka pasur gabime, por nuk ka një njeri që të numërojë një tradhëti të interesave kombëtare e të interest të Shqipërisë.
Do ishte tradhti nëse do ktheheshim tek ligji i anulluar, ai hapte hapësirë për të sjellë mbetje të importuara e pastaj do digjej.
Mafia nuk kondrabandon plehra. Ai ligj krijonte hapësirë për djegie, krijimin e furrave dhe anijet me plehra.

Ligji ynë i ndalon rreptësisht cdo hapësirë që ndalohet ardhja e cdo mbetje për djegie apo groposje në Shqipëri.

Koha është përpara, të gjithë do kenë mundësi ta provojnë në kohën në vijim jo vetëm që ligji nuk sjell plehra, por ekonomia do ketë 150 milion euro më shumë për shkak të lehtësimit të kësaj industrie. Deri në mes të vitit të ardhshëm do të ketë 1 mijë të punësuar më shumë".




Ora 11:50-Rama: Vitin e ardhshëm rrisim pagat e pensionet
Duke folur për çështjet ekonomike, Rama u përqëndrua në një premtim për pagat e pensionet. Në vitin 2017, tha ai, pagat e pensionet do të rriten më shumë se çdo qeveri tjetër paraardhëse. Kryeministri theksoi se do të jenë 100 milionë dollarë në dispozicion për të realizuar këto rritje.

"Vitin e ardhshëm rrisim pagat e pensionet me buxhetin e vitit 2017 më shumë sec i ka rritur qeveria paraardhëse. Nuk është vetëm në aspektin financiare e moral, masë e domosdoshme në këtë moment.
Përtej zhurmës së kazanit duhet të pranojmë se reformat s’do kishin pasur ritëm e impakt nëse nuk kishim mbështetjen e popullit dhe mirëkuptimin e tij.

Në fund të këtij 4 vjecari meritojmë të shpërblehen për gjithë këtë punë që unë e konsideroj të përbashkët. Duhet të shohin e prekin një provë të së vërtetës së reformat kanë synim që të përfitojnë qytetarët. Gjithë kjo luftë e madhe me abuzivizimin dhe mungesës së shtetit, ka sjellë rezultate në financa. Këto rezultate s’duam të mbeten shifra por të shkojnë tek qytetarët. Domosdoshmëri që të vëmë në dispozicion të njerëzve një paketë financiare që të jetë e tyre. 100 milion dollar për njerëzit që ne do ti ndajmë nga arka e përbashkët e shtetit dhe do ua kalojmë qytetarëve në çdo familje me rritje rrogash e pensionesh
".

Policia. Sot Ministria e Brendshme e policia janë targeti më i preferuar i gjithë frymës antishtet që mishërohet në formën më shembullore tek PD dhe jo vetëm. Policia është në sytë e të gjithëve dhe nuk është rastësi e as e padrejtë që në të gjitha anketimet vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Shqipëri.

Reforma në polici ka sjellë rezultate për qytetarët. Ndryshe nga ç'bëjnë mediat e kazanit, në Shqipëri në raport me krimin shifrat janë mbresëlënëse.

Vitin e shkuar kemi pasur numrin më të ulët të vrasjeve në 25 vitet e fundit duke shënuar një moment të rëndësishëm kalimi nga një stad ku shifrat ishin jashtë normaliteti në një normalitet. Ka punë për të bërë. Droga është bërë material kryesor e luftës ndaj policisë.

Problemi i kanabisit nuk lindi me qeverinë tonë por ndryshimi është se në 2013 askush nuk e luftonte, madje Saliu pati thënë se ndaj Lazaratit kishte qëndrim politik, sot ky fenomen luftohet.

Shifrat e partnerëve flasin se është rritur sipërfaqja e mbjellë këtë vit është më pak se vetëm sipërfaqja e mbjellë në Lazarat
Nëse në vitin më të mirë policia asgjësoi 7.5% të produktit, ne në vitin e fundit kemi asgjësuar 99.6%.


Ekonomia. Sfidë themelore e jona mbetet ekonomia dhe ne jemi të parët që nuk mund të mbyllim sy duke menduar se çfarë kemi bërë ëhstë e mjaftueshme por ka rëndësi që në këto tre vite qeveria ka pasur qasje të ndryshme ndaj nevojës për të rritur kapacitetin blerës, konsumin duke lehtësuar nga taksat shumicën e shqiptarëve. Ne i kemi ulur taksat për 97% të shqiptarëve, për shqiptarët që jetojnë me rroga dhe ata që jetojnë me biznes të vogël.

621 mijë të punësuar përfitojnë më shumë nga taksimi i ndershëm, është koha të mendojmë për rritje rrogash e pensionesh, por paga reale nuk është rritur për shkak të uljes së taksave ka rritje mesatare prej 8.2% dhe përbën rritjen më të madhe të pagave.

83 mijë biznese të vogla do të paguajnë zero taksë, 15 të tjera paguajnë 5% taksë, në dy vite kemi ofruar 55 lehtësira fiskale në favor të sipërmarrjes. Kemi hequr dorë nga 150 milionë dollar të ardhura në buxhet duke ua lënë sipërmarrjes.

Nuk është bërë asnjë mrekulli në raport me formalizimin e bujqësisë, por sot janë 29500 fermerë që janë formalizuar dhe është tregues inkurajuesi shoqëruar me 3-fishimin e normës së rimbursimit për fermerët në 20 % aktive në 2014. Në këtë aspekt ka punë kolosale për të bërë pasi duhet të stabilizojmë skemën e rimbursimit.
Në 2013 ajo çka shteti garantonte përmes të ardhurave ishte 22.4% e të ardhurave në buxhet, sot të ardhurat janë 26.2% e PBB, është shifër e pakënaqshme dhe sfidë e jona është marrja e amzave për rritjen në mesataren e rajonit.

Borxhi, pa shtrënguar ekonominë dhe konsumatorin, ne ia kemi dalë që të hyjmë në momentin kur fillojmë uljen e borxhit dhe për herë të parë borxhi është nën 70%, ambicia është për më shumë, por ka një shifër tjetër që nëse për 100 lekë të marra borxh qeveria e mëparshme investonte 141 lekë ne investojmë 194 lekë. Qasja ndaj borxhi është e përgjegjshme për të rritur investimet", tha Rama.




Koncensionet kaluan në partneritet publik privat që maksimizojnë efektin e investimeve që qeveria ka planifikuar për të bërë dhe zërave në buxhet që sektorë të ndryshëm kanë për investime. Kjo ka pasur impakt në cilësinë e shërbimeve pa shtuar ansjë qindarkë për qytetarët.

Sot, në raportet mes të punësuarve në shtet dhe të punësuarve në privat del në dritë fakti se në 2013 raporton e të punësuarve në shtet dhe privat kishim në 34.5 % sot është ulur në 29.3% ose 71% të të punësuarve në Shqipëri që janë të punësuar në sektorin provat jo bujqësor. Synimi ynë është që kjo shifër duhet të rritet. Nga ana tjetër, dua të daj investimet e huaja në shifra. Kazani i politikës dhe i mediave që i vjen pas avazit për investimet, por në 2015 këto investime ishin 884 mln euro dhe në 2012 ishin 666 mln euro. Këto investime janë rritur dhe përbëjnë 8.5% të PBB dhe Shqipëria ëhstë e dyta në rajon sa i përket raportit të investimeve në huaja me PBB.

E morëm qeverinë me ekonomi që rritej me 0 dhe 15 dhe sot jemi me një rritje mbi 3%. Nuk ështe e mjaftueshme, por është një rritje e qëndrueshme dhe vitin e ardhshëm ne mund të shkojmë drejt një rritje 4%.

Deri në mandatin e ardhshëm rritja ekonomike synohet që do të shkojë në 5%.

Toka, legalizimet. Prej shumë vitesh në Shqipëri është bërë politikë e zhurmshme për kapitalin e vdekur të ndërtimeve pa leje, qeveria e kaluar legalizoi 21 mijë ndërtime,prej të cilave 85% ishin ndërtime jo për banim por për biznes. Në fund dhjetorit të këtij vitit ne do kalojmë në 100 mijë legalizime falas.
Janë dhjetra mijëra familje që sot janë pronare të shtëpive të tyre falë legalizimit falas.

Ne morëm Shqipërinë me 130 mijë hektar tokë që ujiteshin dhe tani me investimet në kanale vaditëse në sezonin e ardhshëm do të ujiten 245 mijë hektar tokë bujqësore pas investimeve në ujitje e kullim.

Kemi krijuar kushtet për pastrimin e kanaleve ujitëse e kulluese përmes ndërtimit të flotave të mjeteve të nevojshme për këtë.
Kur shkova në një fshat gjeta në murin e një fermeri një personazh politik i cili ishte shpallur qytetarë nderi sepse iu kishte çuar fermerëve një ekskavator. Pasi prej 2005 nuk kishte investuar.

Deri në fund të vitit do kemi një flotë të re me 71 ekskavatorë të rinj që do shpërndahen në gjithë Shqipërinë dhe cdo Bashki do ketë ndërmarrjen e vet të ujitjes e kullimit.
Jemi marrë edhe me titujt e pronësisë duke iu dhënë certifikatat e pronësisë fermerëve. Për konfliktet e pronës në Shqipëri janë vrarë 8 mijë vetë nga 1990.
Nuk do të ketë asnjë familje fermere që punon tokën të mos ketë certifikatën e pronësisë.


Ora 11:20 Nis punimet Asambleja, Rama: Puna e bërë deri tani, bazë për organizimin e partizë për zgjedhjet
Nis Asambleja e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur nisjen e punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në hyrje të fjalës, Rama bëri një ekspoze të reformave në vend që ka realizuar PS. Sic theksoi ai, puna e bërë deri më tani nga PS, do të jetë dhe baza mbi të cilën duhet të ngrihet komunikimi i brendshëm në këtë proçes organizimi të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që janë në prag.

"Dua të bëj një përmbledhje të punës së bërë dhe një sërë arritjesh në të gjitha fushat e veprimtarisë sonë qeverisëse, pasi besoj se përbëjnë edhe bazën mbi të cilën duhet të ngrihet komunikimi i brendshëm në këtë proçes organizimi të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që janë në prag.

Nuk ka asnjë dyshim se gjithçka që kemi bërë është e pamjaftueshme në raport me çfarë mbetet për tu bërë nga kjo forcë politike në gjithë procesin transformues përmes qeverisjes. Po ashtu, çfarë kemi bërë përbën një tërësi arritjesh që vetëm 3 vite më parë nuk imagjinoheshin pasi kush qeverisi më parë asnjëherë nuk u përpoq që të adresonte sic duhet problematikat e trashëguara vit pas viti.

Nëse do të bëjmë një inventar të të gjithë reformave të dnërmara atëherë do ishte inventari më i plotë i gjithë këtyre 25 viteve. E filluam me reformën në territor duke bërë betejën frontale për të ndaluar zhvillimin kaotik në territor dhe duke i kthyer ndërtimet pa leje në një fakt që ndodh por ndodh rrallë dhe goditet në mënyrë të menjëhershme kudo.

Ajo që me siguri e definonin filozofinë e qeverisjes sonë është reforma energjetike që për nga thellësia e kompleksiteti shënon një kthesë historike në raportin tonë me shtetin.

E nisëm reformën duke filluar njësoj si me reformën e territorit që u shtri në një sërë aspektesh themelore që nga administrativja, tek krijimi i planeve kombëtare, reforma në energji ishte një ndarje nga e shkuara në të ardhmen.

Vendosëm një vijë ndarëse mes atyre që janë shtresa në nevojë dhe kanë nevojë ëpr mbështetje lehtësuese për të përballuar pagesat e energjisë dhe atyre që u fshehën pas shtresave në nevojë dhe shkaktuan abuzimin më të madh të historisë së shtetit.

Institucionet financiare ndërkombëtare nuk e besuan se shëndoshja e financave të shtetit lidhej me këtë reformë.
439,479 familje debitore që thellonin borxhin në sector janë nën aktmarrëveshje dhe shlyejnë me këste borxhet e akumoluara.
213 mijë familje që ndihmohen drejtprdrejtë sipas niveleve me subvencione nga shteti për të përballuar efektin e reformës.
2. Nuk rritëm çmimin e energjisë elektrike, në Shqiëpri nuk ka më faturim afrofe, por janë instaluar 240 mijë matëse të energjisë. U fshinë nga sistemi 45 mijë 628 familjeve faturat abuzive. Iu kthyen publikut 15 milion dollar dhe 71 milionë dollar kamatëvonesa të falura.
U garantua paketa e investimeve në 25 vite për sektorin elektro-energjetik prej 500 milion eurosh.
Përfundoi intekonjeksioni me Kosovën dhe 110 kv të unazës së Jugut të Shqipërisë.
Në sezonin turistik spati problem me energjinë.
Janë anuluar 250 leje minerare, kemi bllokuar 170 miniera të braktisura.
Përbëjnë vetëm një bazë dhe fazë përfundimtare të reformës në sektorin elektro-energjetik. Sfidë kemi liberalizimin e tregut të energjisë për energji cilësore me çmim të ulët dhe investime më të mëdha.
Ka nisur për herë të parë procesi i investimit në rrjetin energjetik të shpërndarjes së energjisë që në 85% ishte i paprekur prej 45 vitesh
".

Shëndetësia: Kemi bërë jo pak, por shumë më shumë se cfarë është bërë në 25 vite, kemi reformuar sistemin, mbetet pasqyra ku domosdoshmëria e njerëzve për ta prekur vetë efektin e reformave është ende e lartë.
Vlen të theksoj se sot jemi në kushtet kur mund të themi se kemi vendosur një bazë për të çuar më tutje transformimin dhe për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal.
Sot është zeruar pagesa e mjekut të familjes për 600 mijë shqiptarë të pasiguruar që paguanin për cdo vizitë 10 mijë lekë
Janë zeruar tarifa të ndryshme për ndërhyrje e medikamente. Ka ulje të vizitave tek mjeku specialist nga 1500 lekë në 100 lekë. Janë ulur cmimet e barnave në 70 milion dollar që paguheshin dikur sot janë para të kthyera në xhepat e familjeve duke i kursyer cdo familje 100 mijë lekë në vit.


Sektori kërkon insistim dhe këmbëngulje për thellim reformash dhe ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si një hap tjetër është gjtihë listën e plotë të barnave të rimbursueshme ta bëjmë për gjithë shqiptarët rezidentë.
Kjo është një ambicie që duhet ta realizojmë në fillim të 2017 kur do të vihet në jetë shërbimi kombëtar i urgjencës, si një shërbim cilësor që do i përgjigjet në 10-15 nevojës për ndihmë.
Duhet thelluar reforma duke rritur cilësia e shërbimit të personelit përmes shpërblimit dhe krijimit të një sistemi pune për mjekët për kombinimin e punës në shërbimin publik dhe privat.

Arsimi: Transformimi i bazës së funksionimit të sistemit është radikal.
Sot kemi hequr 600 tekste me problem dhe në përfundim të vitit të ardhshëm në nivelin parauniversitar nxënësit nuk do të kenë më tekste me cilësi aq të dobët, por njësoj si tekstet e bashkëmoshatarëve të tyre në BE nga shtëpitë e kuotuara në Europë për tekstet.
Kemi bërë njëhsimin e kurikulës e Kosovën, transformuam maturën dhe mundësuam një sistem hyrje në universitet
Lufta kundër korrupsionit që vinte si rezultat i mungesës së sistemit
Kemi cdo vit 4 mijë aplikantë që punësohen në bazë të meritës
Studentët shkojnë në universitete sipas meritës
Kuotat e lira në universitete do plotësohen sipas meritës
Sfidë themelore e jona mbetet ekonomia dhe ne jemi të parët që nuk mund të mbyllim sy duke menduar se cfarë kemi bërë është e mjaftueshme por ka rëndësi që në këto tre vite qeveria ka pasur qasje të ndryshme ndaj nevojës për të rritur kapavitetin blerës, konsumin duke lehtësuar nga taksat shumicën e shqiptarëve. Ne i kemi ulur taksat për 97% të shqiptarëve, për shqiptarët që jetojnë me rroga dhe ata që jeotjnë me biznes të vogël.
621 mijë të punësuar përfitojnë më shumë nga taksimi i ndershëm, është koha të mendojmë për rritje rrogash e pensionesh, por paga reale nuk ëhstë rritur për shkak të uljes së taksave ka rritje mesatare prej 8.2% dhe përbën rritjen më të madhe të pagave.
83 mijë biznese të vogla sot paguajnë zero taksë, 15 të tjera paguajnë 5% taksë, në dy vite kemi ofruar 55 lehtësira fiskale në favor të sipërmarrjes. Kemi hequr dorë nga 150 milion dollar të ardhura në buxchet duke iua lënë sipërmarrjes.


Kodi i Etikës, deputetët gojëkyçur për median

Mes 10 vendimeve që do të miratojë ditën e sotme Asambleja e Partisë Socialiste, është edhe Kodi i Etikës. Shqiptarja.com siguron projektin e këtij Kodi, i cili ndër shumë kritere, i kushton një kapitull të veçantë marrëdhënies së deputetëve socialistë dhe funksionarëve të saj në raport me median.

Në këtë kapitull, është e ndaluar që deputetët të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.

E vërteta është se këto mbledhje historikisht bëhen të mbyllura në Partinë Socialiste, sikundërse të gjitha mbledhjet e organeve kolegjiale, duke përjashtuar këtu mbledhjen e Kongresit të fundit Kombëtar të PS-së.  Neni 13 i Kodit të Etikës me titull “Rregulla për respektimin e kodit të etikës” thotë: “Asnjë anëtar i Kryesisë, Asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë apo Asamblesë kur për to vendoset të jenë të mbyllura.

Për vendime që merren në Grupin Parlamentar, në emër të Grupit dhe në përputhje me vendimin politik të tij, shprehet Kryetari, nënkryetari ose Sekretari i Grupit dhe në raste të veçanta një person i caktuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk mund të shprehet në media për çështjet e diskutuara në Grup kur është vendosur që mbledhja e Grupit të jetë e mbyllur
,”-thuhet në projekt-Kodin e Etikës.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim