Nga Asambleja e PS Tiranë, Rama pranoi gabimet e dobësitë e partisë, por edhe aftësinë e saj për t’u ringritur.
“Kemi bërë gabime, kemi pasur dobësi, kemi bërë dhe faje për të cilat jemi ndëshkuar padiksutim. Por ne kemi pasur diçka që na ka dalluar nga të gjithë dhe që ne nuk duhet ta humbim kurrë, aftësinë për të nxjerrë mësim, për t’u ngritur dhe vazhduar para. Kemi dalë më të fortë nga tërmeti, nga pandemia, nga krizat e duart e mbrapshta, por edhe ata që kemi shkaktuar vetë. Dolëm më të fortë se nuk u dorëzuam asnjëherë, edhe përballë situatave ku mbase të gjithë menduan se ishte fundi ynë. Jemi përpjekur të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë më mirë edhe pasi kemi fituar”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Asambleja/ Rama-Veliajt: Je në gabim në raport me mua dhe PS, kush ndjek këtë kuturisje qorre do ta gjykojmë ashpër! S'mund të largohen nga puna ata që s'i bëjnë like 'Lalit', Tiranën e fitojmë sërish










