Asambleja e SEECP, Shkjau: Shqipëria
mbështet bashkëpunimin rajonal

Ka përfunduar punimet sot në Zagreb, Sesioni i Katërt i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP-së), ku mori pjesë edhe Shqipëria. Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau.
 
Gjate punimeve te Asamblese Parlamentare te SEECP-se u miratua nje Deklarate e Perbashket, tre raporte dhe rezoluta, te cilat kishin ne fokus ekonomine, sigurine, arsimin dhe thellimin e bashkepunimit te vendeve te rajonit te Evropes Juglindore.
 
Gjate Sesionit te Katert, deputetja Esmeralda Shkjau, ne fjalen e saj falenderoi ne emer te Kuvendit te Shqiperise presidencen kroate te SEECP-se dhe theksoi se Sesioni i Katert i Asamblese Parlamentare te SEECP-se, sjell nje motivacion te ri per organizaten duke miratuar Deklarata dhe rezoluta per ceshtje qe bashkojne dhe rrisin bashkepunimin e te gjithe vendeve tona"
 
“Deshiroj te konfirmoj se Shqiperia mbeshtet vendosmerisht dhe mbetet e perkushtuar ne forcimin e bashkepunimit rajonal dhe heqjen e barrierave te te gjithe vendeve tona.
 
Ne besojme se nje rajon te integruar ne NATO dhe ne BE, ne nje rajon ku nuk ka pengesa te levizjes se lire te qytetareve dhe tregtise se lire eshte thelbesore per te arritur paqen sociale dhe stabilitetin social ne rajon”- deklaroi deputetja, Esmeralda Shkjau.
 
Ne kete sesion moren pjese delegacionet nga Shqiperia, Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Slovenia, Kosova, Moldavia, BOsnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Bulgaria dhe Turqia. Presidenca e radhes e SEECP-se i kalon Sllovenise.
[gallery]22643[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa