Asambleja Parlamentare e NATO-s
në Tiranë, Majko: 700 pjesëmarrës

Shqipëria do të presë pas dy javësh, për herë të parë, Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
 
Deputeti socialistë dhe njëherazi kryetar i delegacionit shqiptar në NATO, Pandeli Majko tha se, "gjatë punimeve 3 ditore të Asamblesë, do të marrin pjesë 700 përfaqësues nga vendet e NATO-s, BE-së, OSBE-së e KiE-së".  
 
"Shqipëria si vend i NATO-s do të mirëpresë Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Mbajtja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjatë 3 ditëve të punimeve do të diskutohet për përballimin e sfidave të vështira të aleancës në të ardhmen. Është i pari takim i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në vendin tonë", u shpreh Majko.
 
Asambleja Parlamentare e NATO-s do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, që prej anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e Atlantikut të Veriut, në prill të vitit 2009. Punimet e saj do të zhvillohen nga data 27 deri në 29 maj. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse