“Deri tani janë sekuestruar rreth 35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 - mujore kohë, një shifër rekord për Policinë e Shtetit. Kjo fazë ka vetëm pak kohë që ka nisur dhe ne do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Çako.
Duke komunikuar shkrirjen e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit për paaftësi, Çako tha se Policia e Shtetit është e vendosur për një luftë pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, grupeve kriminale, apo çdokujt që cenon sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. “Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







