Asetet shtetërore në fushatë
zv/kryeministrja e PD takon Llallën

Asetet shtetërore në fushatë<br />zv/kryeministrja e PD takon Llallën
Shqetësimi për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatë ka bërë që zv/kryeministrja, Ledina Mandija të takojë kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mandija kërkoi nga organi akuzës një bashkëpunim maksimal në ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë zgjedhjet.

Me rëndësi sipas saj do të hetimi i rasteve të përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë këtij procesi.

Zv/kryeministrja që pak javë më parë zëvëndësoi Niko Peleshin si numri 2 i qeverisë, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të hetohet në mënyrë specifike për rastet e përdorimit të pasurive ë siguruara nga veprimtaritë e paligjshme. 

Me këmbënguljen e Mandijas së shpejti do të nënkshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për të monitoruar përgatitjet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime