Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Siç njofton Bashkia e Tiranës, gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.
Sikurse tregohet edhe në fotot e publikuara nga Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve, investimet kanë prekur edhe rrugën “Ibrahim Hasmema” në kryeqytet, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa të mira.
Duke qenë se stina e verës po afron, banorët e kësaj lagje nuk do të lëvizin më mes pluhurit dhe baltës, pasi rruga është asfaltuar plotësisht.
Ndërkaq, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.
Komento
BASHKIA E TIRANES PO SHTRON RRUGE ME ASFALT POR KETO RRUGE PO PRISHEN PRAPE PER 3 MUAJ,,SEPSE NUK I JEPET ZGJIDHJE ARMIKUT TE RRUGEVE QE ESHTE UJI I SHIUT,,AI I PRISH RRUGET,,,,RRUGA DO NJE KURRIZ TE LEHTE QE UJI TE KULLOJE NE ANET E RRUGES,,PO ASHTU KAM PARE QE BASHKIA I KA BERE KEQ PUSETAT E UJIT,,ATO JANE TE PJERRETA DHE UJI NUK FUTET NE PUSETE POR VAZHDON POSHTE NE RRUGE,,,PUSTA DUHET TE JETE NEN NIVELIN E RRUGES 2-3 CM,,ASFALTI PERRETH PUSETES ULET DHE VJEN NE FORMEN E HINKES QE UJI TE FUTET NE PUSETE,,KESHTU I KANE BERE PUNET NE AMERIKE ME MEND,,,ERIONI KA QENE ATJE SI NUK I KA PARE PUSETAT SI I KANE BERE AMERIKANET,,,TE GJITHA PUSETAT NE TIRANE DUHEN RIBERE SEPSE NUK ARRIJNE TE MARRIN UJIN E SHIUT,,,KESHTU DO ELEMINOJME DHE PLUHURIN NGA RRUGET E TIRANES QE E KEMI ME SHUMICE,,,,KUR DO PUNOJME ME MEND NE SHQIPTARET SE KEMI TE PAKTEN 70 VJET QE NUK BEJME NJE PUNE TE HAJRIT,,,SHEMBUJT E MIRE NE BOTE I KEMI VETEM TE KOPJOJME ATA DUHET...//
PërgjigjuPo Trotuari per Kalimtaret ku eshte o Lali Eri?!...po shembi muret e shtyre pak nga pak qe kane ngrene Trotuaret dhe rrugen publike???!
Përgjigju