BULQIZE-Pas asfiksimit të 60 nxënësve te shkolla e mesme në Shupenzë ditën e premte, mësimi do të jetë i pezulluar deri ditën e mërkurë. Pavarësisht se kryebashkiaku i Bulqizës deklaroi se gjithçka iu kthye normalitetit, ISHP ka vendosur që të testojë sërish kaldajat e shkollës.

Të premten rreth 60 nxënës u asfiksuan nga tymi që ka shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje, ndërsa pas marrjes së ndihmës shëndetësore fëmijët janë larguar për në banesat e tyre në gjendje të mirë.

Sipas policisë, shkak për asfiksimin ka qenë oxhaku i mbyllur, duke bërë që tymi të përhapet në ambientet e shkollës duke shkaktuar asfiksimin e disa nxënësve. Përpos Bulqizës ministria urdhëroi testim të kaldajave në fundjavë në të gjitha shkollat e vendit. 

dy.b/shqiptarja.com