Policia e Vlorës ka asgjësuar 2613 rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër pyjet e këtyre fshatrave anës lumit Vjosë, ku shtrirja e kësaj sipërfaqe toke rezulton pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com