Në vijim të aksionit për asgjësimin e drogës policia ka asgjësuar 3720 bimë kanabis në Krujë dhe Poliçan. Gjatë kontrollit të ushtruar me datë 6 korrik në fshatin Bubq janë konstatuar dhe asgjësuar me anë të djegies 3500 rrënjë narkotike kanabis. Sipas hetimeve droga ishte mbjellur nga shtetasit L.L. 31 vjeç dhe Q.l. 36 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Përroi i Qorrajt” në fshatin Zgerbonjë, Poliçan, janë asgjësuar 220 bimë kanabis. 58-vjeçari, T.A në pronën e të cilit u gjet e mbjellur droga është shpallur në kërkim nga policia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com