TEPELENË - Operacioni anti kanabis i policisë së shtetit i koduar “Kreshta” pas Dukagjinit është zhvendosur në Malësinë e Tepelenës, një tjetër vatër e nxehtë kjo e kultivimit të lëndëve narkotike.
 
100 efektivë police me 20 automjete kanë mësyre territorin e Kurveleshit.

Deri më tani janë zbuluar 10 parcela me 5.580 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike është asgjësuar me djegie në vend nga policia.

Këta të fundit vijojnë punën për evidentimin e parcelave të tjera kanabis në këtë zonë.

Mësohet se gjatë periudhës Mars-Gusht në rrethin e Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë.

tepelene

tepelene

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)