Asgjësohen 6812 bimë narkotike në 
Lushnje, Vlorë dhe Mallakastë

Në Shqipëri vijon vala e asgjësimit të lëndëve narkotike. Një tjetër aksion i policisë shqiptare ka goditur një veprimtari kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike në Lushnje.

Operacioni policor i koduar ‘’Burimi Caushit’’ është finalizuar me asgjësimin e 2074 bimëve narkotike Cannabis Sattiva dhe 198 fidanë në kubik të po kësaj lënde.

Bimët ishin mbjellë në fshatin Çiflik ndërsa policia ka shpallur në kërkim kultivuesit N.N, 47 vjeç banues në lagjen ‘’Xhevdet Nepravishta’’, Lushnje dhe Y.P, 54 vjeç, banues në Berat, por me banim të përkohshëm në fshatin ku u sekuestrua droga.

Policia gjithashtu ka asgjësuar 10 parcela me 3900 rrënjë bimë narkotike "Cannabis sattiva", të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.
Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela dhe me lartësi deri në 25 cm.

Ndërkohë që edhe në Mallakastër janë asgjësuar 640 bimë narkotike. Policia ka arrestuar në flagrancë Bashkim Sulajn, 47 vjeç si përgjegjës të këtij aktiviteti të paligjshëm.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj