TIRANE- Antidroga dhe Komisariati Numër 4 lokalizojnë dhe asgjesojnë 1000 bimë kanabis të mbjella në 13 parcela në afërsi të fhsatit Mner.
Operacioni ka nisur në orët e para të ditës së enjte dhe është konkluduar me arrestimin e 5 personave, mes të cilëve kreplakun e fshatit Mner dhe një efektiv policie.
Fatmir Daci, sipas policisë ishte Kryeplak në fshat, por edhe financier në komunën Zall Bastar. Bashkë me të ka rënë në pranga i biri Klodiani, si dhe dy kushërinjtë e parë Fatmir dhe Myslim Mema dhe Fejzulla Kamberi. Ndërkohë është vendosur të hetohet në gjendje të lirë edhe Hasan Alla, që të gjitha nga fshati Mner.
Gjatë operacionit është sekuestruar një pushkë pa leje dhe 4 armë gjahu.
Sipas policisë, ka patur një hetim të gjerë për kultivimin e bimëve narkotike në afërsi të fshatit Mner.
Bimët kultivoheshin në pyll dhe toka djerrë dhe janë dashur përdorimi i teknikave speciale të hetimet si dhe mbajtja në vëzhgim prej disa javësh i të dyshuarve për dokumentimin e aktivitetit të tyre.
Në foto jeni duke parë parcelat e asgjesuara dhe boçet e kanabisit të sekuestruara në banesat e të arrestuarve.
A1 Report ka siguruar foto dhe video ekskluzive nga operacioni i policisë në fshat
/Shqiptarja.com

FOTO