Nga një operacion antikanabis i Policisë së Shtetit në Komunën Cudhi të Krujës, u gjendën 17 parcela me bimë narkotike Kanabis. Gjithësej u gjetën dhe u asgjesuan me djegje rreth 1502 rrënjë, me lartësi nga 30 centimetër deri më 1 metër.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre parcelave me bimë narkotike.