Në vijim të operacionit kundër kultivimit të drogës policia ka asgjësuar ditën e sotme 1884 rrënjë kanabis të lokalizuara në Tiranë e Tepelenë.

Në bazë të informacionit të ardhur nga “KOMISARIATI DIGITAL” ,  shërbimet e Komisariatit Tepelenë në vendin e quajtur "Gjovod" , "Korije " dhe "Gështenjat", Kurvelesh , kanë asgjësuar 1020 rrënjë kanabis të mbjella në katër parcela.

Në Tiranë janë gjetur dhe asgjësuar 846 rrënjë kanabis. Droga është gjetur pranë liqenit të Bovillës në zonën e Bulceshit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të drogës në këto dy qytete.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com