Asgjësohen 3 mln € drogë, Tahiri
'Gati plan veprimi ndaj kultivimit'

Asgjësohen 3 mln € drogë, Tahiri<br />'Gati plan veprimi ndaj kultivimit'
TIRANE  – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu ishte ndër të parët që mbërriti në Bërzhitë ku u asgjësua sasia prej 1.8 tonë drogë, teksa për të përshëndetur operacionin ofroi dhe një buqetë me lule për ministrin tahiri

Ndërkaq policia në aksionin e saj në Bërzhitë të Tiranës ka asgjësuar 1780 kg kanabis sativa me vlerë 3 milionë euro. Në këtë proces asgjësimi kanë qenë të pranishëm ambasadori i SHBA në vendin tonë Aleksandër Arvizu, ambasadorë të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Në përfundim të procesit të asgjësimit të rreth 1.8 ton kanabis, ministri Tahiri shprehu vendosmërinë e qeverisë për të luftuar trafikun e drogës. Ai theksoi se lufta ndaj trafikut do të fillojë që me parandalimin e kultivimit të kanabisit, ndërsa shtoi se për këtë është gati një plan veprimi me partnerët ndërkombëtarë.

Ndër të tjera ministri Tahiri shtoi se pas çdo goditje të trafikut të drogës jashtë vendit qëndron bashkëpuinimi mes policisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Prononcimi për mediat i Ministrit Tahiri, pas asgjësimit të rreth 1.8 ton kannabis

“Partnerët tanë ndërkombëtarë jua kanë bërë me dije bashkëpunimin me policinë tonë dhe besojeni pas ccdo goditje të trafikut të drogës është prapa bashkëpuniimi i forcave të policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.  Sa i përket luftës ndaj kultivimit të drogës, jemi në fazën e reformimit sanksionues lidhur me kultivimin. Kemi bërë gati një plan veprimi me partnerët ndërkombëtarë pasi jemi të vendosur për të luftuar kultivimin. Ka kontroll mbi territorin, dhe edhe pse nuk është e lehtë lufta ndaj trafikut pasi presioni është i madh ne do të bëjmë më të mirën.” u shpreh Tahiri

Ndërkohë nga ana e tij përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë Clive Rumbold tha se lufta ndaj trafikut të drogës do të ndikojë në vendimin për marrjen e statusit kandidat. Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë në luftën e narkotrafikut ndërsa bëri thirrje që trafiku i drogës nga ajri të mos politizohet.

Asgjësimi i afro 1.8 tonë drogë është vlerësuar dhe nga deputetët e mazhorancës anëtarë të komisionit të sigurisë. Në fjalën e tij Pirro Lutaj tha se ky është mesazhi që duhet të përcjellë qeveria shqiptare në luftën kundër trafikantëve.

Mësohet se droga e asgjësuar i përket 55 vendimeve të gjykatave ku janë shprehur se këto sasi droge e kanë humbur vlerën e tyre materiale. Sipas llogaritjeve, nëse kjo sasi droge do të kishte përfunduar në treg do të kishte një vlerë prej 3 milionë eurosh. Droga mësohet se i përket sekuestrimit në Fushë-Krujë dhe Lazarat.


digjet droga me logo
(Në foto momentet e asgjësimit të drogës) Foto të tjera

Redaksia online
(e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston