Asgjesohen 350 bimë kanabisi në Kurbin, prangoset autori! Në kërkim nipi i tij dhe nën hetim kryeplaku i fshatit

Asgjesohen 350 bimë kanabisi në Kurbin, prangoset autori! Në kërkim nipi i tij dhe nën hetim kryeplaku i fshatit

Kanabisi në Kurbin

Rreth 350 bimë kanabisi, të mbjellura në tre sipërfaqe toke në fshatin Zheje të Kurbinit, janë asgjësuar me anë të diegies. Një nga kultivuesit e tyre është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 37-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar "Imazhi".

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Zheje, Kurbin, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në 3 sipërfaqe toke të ndryshme, 350 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit P. K.,Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nipi i shtetasit të arrestuar, shtetasi P. K., pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 42 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. T., me detyrë kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 16/09/2023 15:01

    Te fusin dhe Mark pirolin plehren e zhejes spiuni ti bej kontroll policia

    Përgjigju
  • Artan: 16/09/2023 14:58

    KY A.TOTA KY PLEHR PA SHKOLL VIHET KRYETAR DHE INSPEKTOR NJE INJORANT I LINDUR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?