Asgjësohen 361 bimë kanabis
në fshatrat e Shkodrës e Pukës

Operacioni anti-kanabis është duke vazhduar në territorin e Qarkut të Shkodrës me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë së Vaut të Dejës, kanë asgjësuar në fshatin Kroni i Madh dhe në fshatin Bene, 167 bimë kanabis, të cilat ishin kultivuar në zona malore të pyllëzuara.

Nga burime zyrtare në polici, bëhet me dije se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për akuzën e “Moskallëzim krimi” për  kryetarin e fshatit Bene, 65- vjeçarin D.L, si dhe kryetarin e fshatit Kroni i Madh, N.M, 30 vjeç.

Gjithashtu procedimi në gjendje të lirë për moskallëzim të krimit ka nisur edhe për 26- vjeçarin M.L, me detyrë punonjës i pyjores në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Blutë e Shkodrës janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për kultivimin  e bimëve narkotike.

Ndërkohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Pukës, gjatë kontrollit të territorit, janë identifikuar në fshain Srriqe 194 bimë kanabis.

Ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat të cilët janë të përfshirë në aktivitet të jashtëligjshëm.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen