Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike Policia e Shkodërs ka asgjësuar 40, 871  bimë të dyshuara Cannabis Sativa.  28.218 prej tyre janë asgjësuar në Shkodër. Gjithashtu  Policia e Memaliaj ka konstatuar dhe asgjësuar rreth 7280 bimë të tjera në vendin e quajtur " Përroi i Kotorrit", në afërsi të fshatit "Selckë e Vogël", Bashkia Memaliaj, në kufi me rrethin e Beratit.

Në vijim të aksionit në vendin e quajtur ‘’Gurrëza’’ në fshatin Qafë, Njësia Administrative Potom, Skrapar, policia ka asgjësuar 5373 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa. Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 35 cm të larta. Nërkohë që policia për të tre rastet po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com