Asgjësohen 5000 rrënjë kanabis në Shkodër, Vaun e Dejës dhe Fushë Arrëz! 1 i arrestuar 5 në kërkim

Asgjësohen 5000 rrënjë kanabis në Shkodër, Vaun e Dejës dhe Fushë Arrëz! 1 i arrestuar 5 në kërkim

SHKODËR- 4999 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Fushë-Arrëz. Në pranga të policisë ka rënë Palokë Gjeka, i dyshuar si kultivues i lëndëve narkotike, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 të tjerë, konkretisht Mirjan Hasaj e Fatjon Ndou dhe Gjon, Kristjan e Nikolin Gjeka, të gjithë banues në fshatrat ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike.

Sipas policisë janë asgjësuar 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.

Me angazhimin e 50 efektivëve të policisë si dhe 7 dronë, operacioni është zhvilluar përgjatë 3 ditëve me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, thotë policia 'janë asgjësuar në total 3270 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetase, autore e dyshuar e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale'. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?