Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për kultivim të kanabisit.
Në pranga kanë rënë kushërinjtë, Dorian Lika21 vjeç, Erald Lika 26 vjeç dhe Klevi Diva, 21 vjeç, të tre banues në Mamurras.
Këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, informoi policia e Durrësit.
Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.
Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.