Asgjësohet parcela me 1492 rrënjë kanabis në fshatin Bruz Mali në Krujë

Asgjësohet parcela me 1492 rrënjë kanabis në fshatin Bruz Mali në Krujë

Bimët narkotike të asgjësuara

1492 bime narkotike kanabis janë asgjësuar nga policia në zonat malore të Krujës.

Policia bën me dije se bimët narkotike janë zbuluar në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë,

‘Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjate fazës së 21-të u evidentuan dhe u asgjësuan 1492 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 10697 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 21-të të megaopacionit, në kufirin ndarës të territorit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 1492 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar