Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e pasdites së kësaj të hëne në qytetin e Krujës.

Dy punëtorë të një pallati në rindërtim kanë mbetur të plagosur, pasi i ka zënë poshtë ashensori i pallatit të cilin po e montonin.

Dy të plagosurit raportohet se fatmirësisht janë nxjerrë gjallë nga ambienti ku kishin mbetur.

Njëri nga punëtorët është me origjinë nga Turqia dhe gjendja e tij raportohet paraprakisht të jetë më e rëndë, ndërsa punëtori tjetër shqiptar, Artan Bahiti, është plagosur lehtë, por po merr mjekim nga bluzat e bardha.

Në vijim pritet një hetim i imtësishëm i ngjarjes, për të zbardhur të plota rrethanat.

1686592706_page.jpg