Ashley Olsen tërhiqet nga aktrimi

Ashley Olsen tërhiqet nga aktrimi
Aktorja Ashley Olsen është shprehur se ajo nuk dëshiron të merret më me aktrim.Edhe pse 25-vjeçarja dhe motra e saj binjake Mary Kate kanë qenë pjesë e botës së aktrimit që 9-muajshe, mesa duket kanë vendosur të mos e ndjekin më këtë rrugë. “Ne kemi punuar pa ndalim deri sa ishim 18 vjeçare. Pastaj vendosëm të bëjmë një pushim dhe të shkojmë në shkollë. Ishte koha të tërhiqemi. Doja të punoja gjëra të tjera. Kjo nuk do të thotë se nuk jam e interesuar në Hollywoodin, më pëlqen mënyra se si ai funksionon. Por nëse ndonjëherë do të rikthehem në Hollywood, nuk do të jetë si aktore”, ka theksuar Ashley Olsen.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike