TIRANË - Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton shprehu sot falenderimet e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton dhe Komisionerit Stefan Füle për Ambasadorin Ettore Sequi dhe për kontributin e tij në afrimin e Shqipërisë me BE-në
“Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të marrë nje pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme”, theksoi Kocijancic.
“Ambasadori Sequi, një diplomat italian që ka shërbyer, ndër të tjera, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Afganistan, ka dhënë një kontribut domethënës në afrimin e Shqipërisë me BE-në”, tha Kocijancic.
“Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri Štefan Füle e falenderojnë Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë suksese në detyrën e tij të re”, përfundon zëdhënësja Kocijançiç.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com