Ashton: Duhet qetësi në Kosovë

Ashton: Duhet qetësi në Kosovë
BRUKSEL - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe shmangie provokimesh, në zgjedhjet në Serbi, dhe votimit të parashikuar vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare edhe në disa pjesë të Kosovës.

Pasi fton qytetarët serbë të vendosin për drejtimin e të ardhmes së vendit, duke zgjedhur udhëheqësit e duhur, Ashton ia përkushton pjesën dërrmuese të deklaratës për shtyp Kosovës, ku situatën e sigurisë e cilëson sfiduese.

“BE mbështet plotësisht rolin e OSBE-së në lehtësimin e votimeve në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. I bëj thirrje të gjithëve të sillen me përgjegjshmëri, të shmangin provokimet dhe të bashkëpunojnë me OSBE-në në mirëbesim, që votimi të mund të zhvillohet në mënyrë të paqtë e të rregullt.

Marrëveshja mbi rolin e OSBE-së ofron një perspektivë të vërtetë për pjesmarrjen demokratike në një klimë sfiduese sigurie, me kusht që të respektohet nga të gjithë”, përkujton Ashton në një komunikatë për shtyp, transmeton portali Koha.

Në përfundim, shefja e diplomacisë evropiane garanton se EULEX-i do të vëzhgojë situatën e sigurisë dhe është i përgatitur të përballet me çdo eventualitet, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë si dhe në bashkëpunim me KFOR-in.

Megjithë zënkat e pakënaqësitë mes dy organizatave mbi mbivendosjen e roleve respektive në terren, për zgjedhjet serbe, qëndrimi i BE-së është koordinuar ngushtë me atë të një dite më parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ditët e fundit, Aleanca shtoi edhe praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën