Ashtu siç ka ndodhur, beteja për Lazaratin
Ja raportimet e plota të A1Report

Ashtu siç ka ndodhur, beteja për Lazaratin<br />Ja raportimet e plota të A1Report
A1Report televizioni i parë që transmetoi në kohë reale situatën në fshatin e Lazaratit sjell për lexuesit në Shqiptarja.com rrjedhën kronologjike të ngjarjeve që ndodhën në fshat gjatë ketyre 6 ditëve të fundit që prej datës 15 qershor. A1Report u sulmua dhe nga një grup i armatosur ditën e parë të aksionit policor, ekipi i A1Report nga Tirana me gazetarin Gerti Xhaja dhe me 3 punonjës të tjerë të A1Report u sulmuan me armë ndërsa automjetit me logo pas breshërisë iu vendos dhe flaka. Grupi i xhirimit u shpëtua nga plumbat e automatikut nga disa banorë të fshatit. Nga ngjarja mbeti i lënduar lehtë shoferi i A1Report, Hair Ismailonji. Por A1Report i vendosur për të pasqyruar ngjarjen reale që po ndodhte në Lazarat nisi grupin tjetër të xhirimit, me gazetarin Arsen Rusta dhe operatorin Mirsal Hajdarmataj ndërsa me ta u bashkua dhe korrespondentja e A1Report në Vlorë, Jerola Ziaj, e korrespondenti i Gjirokastrës, Roland Suli. Gjatë transmetimit Live në A1Report, teleshikuesit kanë mundur të shikojnë dhe disa arrestime të personave që ndodheshin në listën e kërkimit të policise. Ndërsa gjatë transmetimit live në mbrëmjen e 17 qershorit u dorëzua dhe Gate ose Razip Mamutaj (personi që sipas policisë ishte drejtuesi i grupit kriminal që qëllonte ndaj policisë) ky person në momentet e dorëzimit ishte në një lidhje telefonike me edicionin e lajmeve të A1Report ku deklaroi live vetëdorëzimin. Të pajisur me jelek antiplumb dhe me kasketa mbrojtëse ekipi i A1Report ka ndjekur hap pas hapi aksionin e policisë që avanconte orë pas ore. Ndërsa ditën e sotme policia arriti me sukses objektivin që ishte vendosur, qendra e Lazaratit. Mëposhtë do të keni mundësinë të shikoni të gjitha kronikat, transmetimet live që A1Report transmetoi këto ditë. 

E SHTUNË - 21 QERSHOR 2014 - DITA E 7-Të E POLICISË NË LAZARAT

Zbulohet baza strategjike nga ku banditet qellonin policine, raportimi Live i A1Report

Policia ka zbuluar një tjetër bazë strategjike nga ky grupet e trafikantëve prej 5 ditësh bënë rezistencë të armatosur ndaj forcave speciale në aksionin për të luftuar kultivimin e kanabisit në fshatin e Lazaratit. Ora 11:35 A1 REPORT trasnmetoi Live përmes teknologjisë Skype aksionin e policisë pranë depos së ujit, 100 metra nga qendra e fshatit ku u gjetën armë të rënda, gëzhoja dhe arka me bomba. Depo e ujit ka shërbyer si një pikë strategjike për grupet kriminale që qëllonin me armë kundër policisë të vendosur në ato ditë në postblloqe në hyrje të fshatit të Lazaratit. Ndërsa në një banesë pranë depos ku dyshoet se strehoheshin banditët policia gjeti 152 kilogramë kanabis sativa.
 


E Premte, 20 QERSHOR 2014 - Dita e 6-të e operacionit

LAZARAT -  Kur tashmë policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit të Lazaratit, në 5 ditë aksion masiv dhe “luftë” me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me “çrrënjosjes” e drogës….aty janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda , municionesh, mitroloze, antitanqe…dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit, të cilësuar deri dje si “Republika e kanabisit”.

 
(Video, dita e 6-të e aksionit policor, policia merr qendrën e Lazaratit)

E pas ketij operacioni te suksesshem, "topi" i kalon prokurorise per te mbledhur provat dhe per te sekuestruar te gjitha pasurite dhe aprate e zeza, sic i quajt vete kryeminsitri Rama, ne kurriz te shqiptareve.

Rama: Thirrje e qartë për Llallën, ço prokurorë të shëndetshëm në Lazarat
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përfundimin e operacionit në Lazarat, për të dhënë edhe vlerësimin makimal për Policinë e Shteti për suksesin e arritur ndaj krimit. Por në fjalën e tij kreu i ekzekutivit, u ndal edhe te sistemi i drejtësisë duke e konsideruar si “Lazarati i përhapur në gjithë vendin”. Rama bëri një apel publik në adresë të kryeprokurorit Adriatik Llalla që të bëjë punën e tij në Lazarat. 
 
“Është dita për t’u marrë me Lazaratin e shtrirë në të 4 rrugët e vendit falë prokurorësh e gjyaktësish që s’kanë asgjë të përbashkët as me misionin as me aspiratën e shkruar mbi Kushtetutë… të një populli që s’e rrëzoi diktaturën për të rënë viktimë e sistemin të korruptuar të Shqipërisë. Thirrje e fortë dhe e qartë për Llallën që të angazhojë veten e tij dhe gjithë forcat e shëndetshme rreth tij për t’i shkuar deri në fund këtij operacioni, zbardhja dhe ndëshkimi për çdo provë të gjithë kësaj veprimtarie shumë-vjeçare kriminale deri në sekuestrimin e qindrakës së fundit të gjtihë pasurive dhe parave të zeza në kurriz të një Shqipërie të tërë nga këta kriminel që duhet të marrin atë që meritojnë”, tha Rama.



Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën: Nuk sjell prokurorë për provat
Në komunikimin e parë me mediat në këtë ditë të 6 të aksionit antikanabis, i veshur me antiplumb në krye të udhëheqjes së forcave të policisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit hodhi akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.

Kryepolici Didi tha se policia do të realzojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjesimin e të gjttha rrënjëve të kanabisit…por sipas tij, prokuroria duhet të tregohet e gatshme për t’i mbështetur në hetime dhe se çështja tashmë nuk i takon vetëm veprimeve policore, por edhe veprimeve procedurale që drejtohen nga Prokuroria. 

“Prokuroria vazhdon me të njejtin ritëm…e gjithë policia është në këmbë në të gjithë këtë zonë të mbushur me aktivitet kriminal, që lidhen me krimin, me armë, me mitrolozë, me predha, bimë narkotike, bimë që janë që nga viti i kaluar në pako…kur vjen puna policia ka mbetur vetëm. Ecuria e operacionit lidhen shumë me veprime provcedurale të cilat i drejton Prokuroria. I bëj thirrje Prokurorisë të tregohet më e gatshme për të na mbështetur në hetime. Jemi të përkushtuar për ta mbyllur sa më shpejt këtë aksion. Unë kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po s’kam mundur të komunikoj dot me Prokurorin e Përgjithshëm. Me një prokuror nuk kemi çfarë të bëjmë këtu. Ky operacion duhet të dalë me sukses duke u bërë të gjitha veprimet edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë, jo vetëm nga veprimet policore”, tha Didi nga Lazarati, të trasnmetuar Live në A1 REPORT përmes Skype.



Tahiri takon banorët: Post policie funksionale, masa  ne Lazarat
Ora 14:40 Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka mbërritur në fshatin e Lazaratit, për të përgëzuar jo vetëm forcat speciale për këtë operacion të suksesshëm, por mbi të gjitha për të takuar banorët dhe për t’i folur për planin e masave për këtë fshat. Në një prononcim për mediat nga qendra e Lazaratit, minsitri Tahiri tha se banorët e mbështetën aksionin e policisë kundër banditëve, duke shtuar se shumë shpejt do të arrestohen të gjithë ata persona që qëlluan kundër policisë por edhe ata që sulmuan gazetarin e A1 REPORT Gerti Xhaja dhe 3 pjesëtarët e tjerë të grupit të xhirimit që ndodheshin në Lazarat për t’i përcjellë teleshikuesve situatën atje.
 
“Djem dhe vajza që kanë sakrifikuar shumë për të na bërë të barabartë para ligjit, do doja ta ndaja me banorët e Lazaratit, siç e patë dhe vetë dhe siç keni pasur mundësi ta dëshmoni e kanë mirëpritur aksionin e policisë, se banditët në mos janë arrestuar do të arrestohen. Do ta bëjmë këtë zonë pjesë të kapitullit të ri për zhvillim përtej fatit të paracaktuar nga bandidët që jetonin këtu. Një postë policie që do të hapet në Lazart, kemi plan masash për të ndihmuar banorët.
 
Falenderoj edhe median, disa prej jush në mënyrë të veçantë (duke iu referuar sulmit ndaj A1 REPORT)  kanë vuajtur pasojat e dhunës por edhe për ata do të ketë drejtësi”, - tha minsitri Tahiri.


*Raportimi Live në Edicionin e Lajmeve (majtas)



Aliko për A1 REPORT: Banditët që qëlluan policinë janë shporrur nga mali
Ora 11:25 Kreu i Komunës së Lazaratit në  një intervistë Live për A1 REPORT të mundësuar përmes teknologjisë Skype, tha se grupet kriminale që kanë qëlluar në këto ditë kundër policisë ishin strehuar në këtë fshat, dhe tashmë, siç tha ai, janë “shporrur” nga mali. Ai tha se me ta janë larguar edhe banorë të Lazaratit të cilët i janë bashkuar banditëve të armatosur.
 
“Doja të falendereoja Policinë e Shtetit për profesionalizmin në këtë aksion. Falenderoj gjithë banorët e ndershëm të Lazaratit që ju përgjigjën pritjen tonë për t’u bërë bashkëpunëtorë të Policisë së Shtetit. Falenderoj median. Për personat e implikuar në Lazarat dhe që qëlluan kundër policisë ata janë larguar në drejtim të malit dhe janë shporrur nga Lazarati”, tha Aliko
 
Gazetari: Kush është shporrur nga Lazarati?
Unë mendoj që persona që kanë qenë të strehuar në Lazarat dhe persona nga Lazarati që i janë bashkuar atyre, tashmë kanë gjetur vendet e tyre ku i takojnë. 

*Raportimi Live në Edicionin e Lajmeve (majtas)


Si u arrit deri në "pushtimin" e Lazaratit 

“Pushteti” i kanabisit në fshatin e konsideruar “të pakrekshëm” nga Policia e Shtetit dhe “peng” të grupeve kriminale, ra! Janë dashur 5 ditë aksion intensiv antikanabis të forcave speciale, përballë një bande trafikantësh dhe tashmë Lazarati është tërësisht nën administrimin e forcave të rendit të shtetit shqiptar.
 
Kontrollet në cdo banesë dhe territor të Komunës së Lazaratit vijonë edhe gjatë ditës së 6 të këtij aksioni, për të zbuluar dhe më tej asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike. Por në misionin e operacionit të Polcisië mbetet dhe kapja e grupeve kriminale që qëlluan me armë ndaj forcave speciale.
 
Gjatë së premtes policia gjeti në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit të Lazaratit një antitank, një mitraloz dhe një sasi të madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.
 
Ashtu si asnjëherë më parë në çdo pjesë të territorit të Lazaratit të rrethit të Gjirokastrës, është prezente Policia e Shtetit duke ofruar rend dhe siguri për banorët, të cilët gjatë ditëve të këtij superaksioni përcillni apelin për t’i dhënë fund kësaj “lufte” dhe për të arrestuar banditët, të cilët nga nisja e aksionit bënë rezistencë të armatosur kundër Policisë së Shtetit. Zëri i tyre u përcoll përmes televizionit A1 REPORT, i cili në një transmetim maratonë LIVE në këto ditë, solli për teleshikuesit atë se çfarë ndodhte në fshatin jugor më të madh në vend. Mbrëmjen e djeshme, efektivët e policisë kanë pasur nën kontroll të gjithë zonën e komunës së Lazaratit, edhe pse një pjesë e trafikantëve që kanë qëlluar policinë nuk janë kapur ende. Në këtë operacion u përdorën rreth 60 automjete policie.
 
Pesëmbëdhjetë banditë të dyshuar për sulmet ndaj policisë janë arrestuar, mbi 23 ton kanabis sativa dhe mbi 81 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit në luftën kundër kultivimit të drogës.
 
Po ashtu nga kontrollet e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat me vila lukzose, janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu, antitank e mitroloz.

 lazarat
policia ne lazarat
(Në foto: Policia sot në qendër të Lazaratit)
 


E Enjte, 19 QERSHOR 2014Dita e 5-të e operacionit policor në Lazarat



Bashkë me depërtimin e policisë në qendër të Lazaratit dhe marrjen në kontroll të tij, duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe A1Report. Grupi i xhirimit të televizionit tonë, ka ndjekur hap pas hapi efektivët e policisë, gjatë gjithë ditës, gjatë aktisionit të tyre për asgjësimin e bimëve narkotike si dhe kontrollit të banesave. Në pamje, po shikoni operatorin e televizionit A1Report, Mirsal Hajdarmataj i cili ndërmerr të njëjtat veprime si edhe efektivët policore dhe specialë, por me një ndryshim: Arma e tij nuk është kallashnikovi, por kamera, me anë të së cilës ka fiksuar të gjitha momentet e këtij operacioni. Kamera e A1Report ka hyrë në zemër të Lazaratit, fshatit më të përfolur në javën e fundit. Siç e shihni në pamje, banorët jetojnë mes luksit, në vila që në vend të luleve kanë kanabis. Teksa sheh brenda tyre, të lind dyshimi nëse vërtet këto shtëpi janë ndërtuar me fitimet që sjellin disa krerë dhi, siç pretendojnë. Asgjë nuk pipëtin në Lazarat përveç të shtënave të armëve dhe ndonjë makine tek-tuk që qarkullon pasi I është nënshtruar një sërë kontrollesh policore. Në këto pamje po shihni momentin e kontrollit të një magazine, e cila dyshohet se përdoret për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Në pamje po shikoni çanta të mbushura me lëndë narkotikes, të cilat janë zbuluar nga policia dhe bëhen gati për asgjësim. Dhe ja ku i vjen momenti edhe djegies së disa dhjetëra kilogramëve me drogë. Por, nga ana tjetër, në fshat ka edhe mjaft sipërfaqe me gropa, të cilat janë bërë gati për t’u mbjellë. Situata duket e frikshme, sikur je në një front të vërtetë lufte, megjithatë, policia rreket të jetë sa më e kujdesshme. E ndërkohë, grupit i xhirimit të A1Report ndihet po aq i rrezikuar sa edhe vetë policia por edhe banorët e pafajshëm. Vijojmë të mbetemi sërish në atë vend të cilin Daily Mail e quajti si mekën e Marijuanës, e që tashmë është kthyer në një vend ku për herë të parë pas 23 vjetësh po fillon të ndihet era shtet.

(Video, raportimi i gazetares Jerola Ziaj nga vendi ku u sulmua dhe u dogj automjeti i tv A1Report dhe nga autoblinda e policisë që përparonte në brendësi të Lazaratit)



Makina e djegur në foto në pamje të parë të krijon idenë se është katandisur në këtë gjendje pas një sulmi në Iran apo Afganistan, por në të vërtetë është makina e djegur e A1 Report, para katër ditësh (16.06.2014) në Lazarat, me të cilën po udhëtonte grupi i xhirimit të televizionit që u sulmua nga trafikantët. Katër ditë pas djegies së makinës nga ana e trafikantëve makinë tashmë ajo është spostuar në anë të rrugës për të mundësuar kalimin e mjeteve të tjera. Me këtë makinë udhëtonte stafi i A1 Report me gazetarin e aktualitetit Gert Xhaja, operatori Renis Kele, inxhinieri Kreshnik Marku dhe shoferi Hair Ismailonji, drejt Lazaratit për të raportuar për situatën atje. Rrugës për në Lazarat ata u ndaluan nga disa persona të maskuar me kapuç dhe të armatosur rëndë, trafikantët për 15 minuta kanë mbajtur peng 4 pjestarët e grupit të xhirimit duke i nxjerrë nga makina me tytën e kallashit në kokë. Ata kanë shpëtuar fatmirësisht falë ndërhyrjes së një banori të zonës me incialet A.R i cili u përball me trafikantët dhe mori në makinën e tij grupin e redaksisë së A1 Report duke i çuar pranë forcave RENEA në hyrje të fshatit.Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë shoferi Hair Ismailonji.


(Video, A1Report transmeton live me skype nga vendi ku u sulmua ekipi dhe u dogj automjeti)



Banorja e Lazaratit për “A1 Report”:Ndihemi të frikësuar dhe me ankth
Në ditën e pestë të aksionit të policisë në Lazarat, një banore thotë për “A1 Report”, se ndihen të frikësuar, edhe pse nuk kanë braktisur banesën e tyre. Banorja e Lazaratit, thotë se familja e saj nuk ka mbjellë bimë narkotike, dhe se jetojnë duke u kujdesur për 70 krerë dhi.
Lazaratasja thotë se policia mund të ushtrojnë kontroll në banesën e saj, ndërsa shprehet se “policia të vijojë të ushtrojë kontrollet e saj në Lazarat dhe të largohet, pasi ne nuk mund të jetojmë kështu me këtë ankth dhe frikë”.




(Në video, asgjesimi i kanabisit dhe situata e momenteve të fundit në Lazarat)
 

 

(Video, raportimi pasditen e sotme nga Lazarati i gazetares Jerola Ziaj)

....
Lazarat, zbulohen dy laboratorë për përpunimin e drogës në një shtëpi
Ndërkaq, dy laboratorë të tjerë që shërbenin për përpunimin e drogës janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër shtëpi në Lazarat. Sipas policisë, në brendësi të banesës u gjet edhe një sasi e madhe kanabisi dhe armë. Ndërkaq, njoftohet se vijon aksioni i policisë për kontrollin e banesave të fshatit Lazarat. Sipas policisë situata në Lazarat vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa theksohet se vijon operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike, si dhe sekuestrimin e objekteve të gjetura në bazën e zbuluar në qendër të fshatit. Në bazën e Lilo Brahimit rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar armë, tritol, granata, dhe 7 automatikë, me të cilët dyshohet se është qëlluar drejt policisë. Pasi ka arritur të futet në qendër të fshatit të Lazaratit, forcat e policisë kanë zbuluar bazën më të madhe të municioneve. Kjo bazë, nga e cila grupi i banditëve qëllonte me armë ndaj policisë, i përket shtetasit Lilo Brahimi, rreth 60 vjeç. Në bazën e municioneve u gjetën mortaja, eksploziv, armë zjarri, si dhe dylbi me infra. Nisur edhe nga objektet dhe sendet e gjetura në këtë bzë rezulton se të kërkuarit nga policia janë strehuar aty, dhe më pas janë larguar bashkë me Lilo Brahimin. Sipas policisë, këta shtetas, të armatosur, nuk kanë arritur të largohen nga Lazarati, dhe strehohen diku brenda fshatit. Ndërkaq, vajza e Lilo Brahimit, rreth 35 vjeç, ka tentuar të ndalojë forcat e policisë së ushtrojë kontroll në banesë dhe në bazën ku mbaheshin municionet. Dyshohet se municionet janë marrë nga depot e armëve të Gjirokastrës, ndërsa dylbitë me infra, rezultojnë të jenë angleze.

Lazarat, forcat e policisë kanë mbërritur në brendësi të fshatit
“A1 Report” ka transmetuar live momentet e ndërhyrjes së forcave speciale në fshatin e Lazaratit. Në pamjet e transmetuara, dukeshin qartë forcat e policisë të cilët kanë avancuar në brendësi të fshatit. Në vijim të aksionit, në banesën e R.Gervenit u gjetën 150 kg drogë dhe 200 rrënjë kanabis, ndëra në banesën e E.Mahmutaj u gjetën 18 thasë me Kanabis. Po kështu, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, janë gjetur edhe fidanë me marijuanë.


(Në video, pamjet (PA KOMENT) të transmetuara live me skype nga A1Report gjatë përparimit të policisë)


Kontroll banesës së Gate Mahmutajt, gjenden armë dhe një radio policie
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e Gate Mahmutajt, rezulton se është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe tre armë zjarri tip kallashnikov. Ajo që bën më shumë përshtypje, është gjetja e një radioje policie, nëpërmjet së cilës ata survejonin lëvizjet e efektivëve të policisë në terren, duke u vënë kështu në dijeni të veprimeve të tyre.


(Video, policia në ambientet pranë banesës së Gate Mahmutaj)
 
Dy helikopterë monitorojnë nga ajri, 200 police femra i bashkohen aksionit
Intensifikohet aksioni i policisë në Lazarat, ku mesditën e sotme dy helikopterë me Forca Speciale të policisë kanë mbërritur në zonën perëndimore të fshatit, ndërsa mësohet se dy helikopterët po monitorojnë zonën nga nga ajri. Në këtë kuadër, rreth 200 police femra pritet t’i bashkohen aksionit antikanabis në Lazarat. Po sot forcat e policisë gjatë kontrollit në banesën e Lumturi Kolit ka zbuluar dhe asgjësuar 80 kg kanabis sativa. Më herët Lumturi Koli kishte akuzuar policinë për abuzime me kontrollet. Deri më tani policia ka marrë nën kontroll pjesën kryesore të fshatit, ndërsa shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre. Ndërkaq vijojnë kontrollet e rrepta të policisë në postoblloqet e ngritura në hyrje të Lazaratit.




 5 dite aksion ne Lazarat, digjen 12 ton kanabis, 800 mije rrenje kanabis, zbulohen 2 laboratore dhe prangosen 13 bandite
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 80 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 12 ton e 800 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 80 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë. Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonëjsve të policisë apo për shkatërrim prone.

(Video, dita e 5-të e aksionit policor në Lazarat)

 
 

E MËRKURË, 18 QERSHOR 2014 - Dita e 4-të e operacionit policor në Lazarat

A1Report në territorin e Lazaratit, ja raportimi nga gazetarja Ziaj


Televizioni A1Report ka mundur të depërtojë sot pasdite në kufirin mes Derviçianit dhe Lazaratit, ku është afruar fare pranë shtëpive të banorëve të fshatit më të përfolur në shqipëri ditët e fundit. Këto shtëpi, duket se janë braktisur tashmë për shkak të situatës kritike që mbizotëron atje. Gazetarja Jerola Ziaj dhe operatori Mirsal Hajdarmataj sjellin për teleshikuesit një pjesë të asaj ç'ka ka mbetur nga operacioni i këtyre ditëve, si arka bosh ku më parë ka pasur fishekë, fusha me kanabis të djegura, por edhe shtëpi që tashmë kanë mbetur bosh. Në pamje shihen makina të policisë por edhe të kriminalistikës, të cilat i janë drejtuar fshatit. Sikurse mësohet nga grupi i xhirimit i A1Report, banorët janë mbledhur grupe grupe dhe janë përqendruar në disa shtëpi, ndërsa shumë të tjera kanë mbetur bosh. Në një moment fillojnë dhe të shtënat që detyrojnë ekipin, që për arsye siguri ishte i pajisur dhe me jelek antiplumb të mos vazhdojë më në thellësi të fshatit, atje ku dhe ndodhet dhe grupi kriminal që qëllon me armë. Policia ka bërë me dije se operacioni është në vijim pa shkëputje, ndërsa janë shtuar sipërfaqet me kanabis të asgjësuar


Lihet i lirë Adil Kazma, pasi u vetëdorëzua LIVE në A1 Report


Tension mes banorëve të fshatit të Lazaratit dhe policisë, të cilët pas publikimit në A1 REPORT të listës së personave të kërkuar të Policisë së Shtetit, i janë drejtuar postbllokut në hyrje të fshatit Derviçan me pretendimet se emrat e tyre janë vendosur gabimisht në atë listë.

Ndërkohë Adil Kazma është lënë i lirë nga policia pasi u mbajt për mbi 4 orë për verifkime në Komisariatin e Gjirokastrës. Ai u vetëdorëzua në polici pas replikash të transmetuara Live në A1 Report me kryepolicin Artan Didi. Sipas informacioneve paraprake, nga verifikimet e bëra nga policia, Kazma rezulton i pafajshëm. Mësohet se bashkë me Kazmën është lënë i lirë edhe Gerti Gjolleshi, një tjetër person i cili ishte arrestuar nga policia si i përfshirë në ngjarjet e dhunshme dhe të shtënat me armë në Lazarat ndaj policisë
 
Adil Kazma, emri i të cilët u lexua në listën e të kërkuarve u takua vetë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi i cili ndodhet në krye të këtij aksioni, ndërsa A1 REPORT transmetonte Live situatën atje. Ai iu shpreh Didit se emri i tij është gabimisht në listë ndërsa u vetëdorëzua për të sqaruar gjithçka në polici.

Ndërkaq burime të policisë për A1 REPORT bëjnë të ditur se janë 200 persona të shpallur në kërkim nga policia, për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, shkëmbim zjarri me policinë. Në njoftimet e njëpasnjëshme të forcave blu, i bëhet apel personave të kërkuar që të vetëdorëzohen në polici që të kryhen verifikimet përkatëse ndaj tyre, për veprat penale për të cilat ata akuzohen.
 
 A1 Report prej ditës së djeshme në një trasnmetim maratonë Live solli gjithçka ndodh në fshatin Lazarat, me zëra banorësh e zyrtarësh, ku policia vijon aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të grupit të trafikantëve që bëjnë rezistencë të armatosur kundër forcave blu.

....
Lirohet Adil Kazma, shpallet i pafajshëm nga policia

Adil Kazma është lënë i lirë nga policia pasi u mbajt për mbi 4 orë për verifkime në Komisariatin e Gjirokastrës. Ai u vetëdorëzua në polici pas replikash të transmetuara Live në A1 Report me kryepolicin Artan Didi. Sipas informacioneve paraprake, nga verifikimet e bëra nga policia, Kazma rezulton i pafajshëm. Mësohet se bashkë me Kazmën është lënë i lirë edhe Gerti Gjolleshi, një tjetër person i cili ishte arrestuar nga policia si i përfshirë në ngjarjet e dhunshme dhe të shtënat me armë në Lazarat ndaj policisë

Burime të policisë: Janë 200 persona të shpallur në kërkim
Burime të policisë për A1 REPORT bëjnë të ditur se janë 200 persona të shpallur në kërkim nga policia, për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, shkëmbim zjarri me policinë. Në njoftimet e njëpasnjëshme të forcave blu, i bëhet apel personave të kërkuar që të vetëdorëzohen në polici që të kryhen verifikimet përkatëse ndaj tyre, për veprat penale për të cilat ata akuzohen.

A1 Report publikon listen e personave te kerkuar nga policia
Ka nisur gjithçka në mesditë kur A1Report ka publikuar live para hyrjes në fshatin Derviçan listën e personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe që kanë qëlluar me armë ndaj policise në aksionin antidrogë të nisur prej katër ditësh në Lazarat. Janë 18 persona që gazetari i televizionit A1 REPORT Arsen Rusta lexoi live si të kërkuar nga lista zyrtare e Policisë së Shtetit.
 



Në këtë listë, e bërë publike për herë të parë në mesditë në A1 REPORT, bie në sy prezenca e disa të dyshuarve të cilët kanë shfrytëzuar transmetimet e A1Report për të pohuar se emri i tyre është gabimisht në listë.



Vetedorezohet Adil Kamza, replikon Live ne A1 REPORT me kryepolicin Didi
Adil Kazma, pjesë e kësaj liste, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nëna e tij, kanë shfrytëzuar në transmetimin maratonë të A1Report mbërritjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, për të replikuar për emrin e tij në këtë listë.
 
Pas kësaj ai është vetëdorëzuar live duke u shoqëruar nga makinat e policisë drejt komisariatit të Gjirokastrës. 

(Debati ndërmjet nënës Adil Kazmës dhe Artan Didit)


Dy arrestime te tjera Live ne A1 REPORT
Më herët dy arrestime të tjera janë bërë në këtë pjesë të Derviçanit, ku pati dhe agravim të situatës për njërin prej tyre. 

 (Video, arrestimi i parë sot live në A1Report në postbllokun e Dervicianit)


 (Video, arrestimi i dytë sot live në A1Report në postbllokun e Dervicianit)


-------

Kryeplaku i fshatit Kordhoc për A1 REPORT: Ata që qëllojnë, të shtyrë politikisht

Vetë kryeplaku i fshatit Kordhoc, Dermush Buzheli duke folur për mikrofonin e A1Report deklaroi se listat kanë krijuar panik, ndërsa nuk e ka mohuar mundësinë e kultivimit të kanabisit në Kordhoc ndërsa ka kërkuar që të hiqen nga lista e personave të shpallur në kërkim emrat e 3 djemve të tij.  “Djali im nuk ka qëlluar mbi policinë” thotë ai duke theksuar se “ata që qëllojnë janë të shtyrë politikisht.” 

Guzheli ka bërë apel për zgjidhje me paqe të situatës pasi sipas tij “policia ka bërë punën e vet, por zgjidhja është vetëm me paqe jo me luftë”
 
“Ne po punojmë që të bashkëpunojmë dhe t’i largojmë vetë ata që po qëllojnë mbi policinë”, tha Buzheli në raportimet Live që A1 REPORT ka përcjellë për situatën në lidhje me aksionin antidrogë të policisë në fshatin e Lazaratit.



Më tej Buzheli tha për A1 Report se policia ka vënë gjithë fshatin në kërkim,duke krijuar panik te banorët e Lazaratit. Sipas Buzhelit ky panik është i qëllimshëm dhe ai kërkon të dijë se kush po e krijon këtë situatë.

I pyetur nga gazetari Arsen Rusta Guzheli tha se ai dhe familjarët e tij mbaheshin vetëm me blegtori dhe jo drogë. “Unë jetoj me bagëti, kam 500 dele. Nuk merrem me rrugaçë dhe budallallëqe.”




E MARTË, 17 QERSHOR 2014, Dita e 3-të e operacionit policor në Lazarat

Ekskluzive/ Ja aksioni i policisë brenda në fshatin e Lazaratit



A1 Report transmeton i pari pamjet e aksionit të policisë në fshatin e Lazaratit. Në pamje duken makinat autoblinda të policicsë me 800forcat speciale teksa hyjnë në fshatin e Lazaratit.Pamjet janë filmuar në vendin ku grupi kriminal i trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj ka lëshuar breshërinë e automatikut ndaj forcave të policisë prej ditës së parë të nisjes së aksionit antidrogë me rreth 800 forca speciale. Forcat e policisë kanë ardhur nga fshati Derviçan dhe në këto pamje nisin për në pjesën juglindore të fshatit të Lazaratit.  Kjo rulotë është pikërisht vendi “elitar” nga ky Mahmutaj dyshohet se ka qëlluar bashkë me një pjesë të grupit të trafikantëve. Ky pozicion ndodhet vetëm pak më lart se magazina e Mahmutajt që policia zbuloi në ditën e dytë të aksionit (dje, 16 Qershor) ku u gjetën armatime të rënda, e cila u përdor nga trafikantët si pikë “mbrojtëse” për të qëlluar me breshëri plumbash kundër policisë. Trafikantët duke marrë parasysh faktin që policia po avancon drejt qendrës së fshatit Lazarat braktisën rreth orës 7 të mëngjesit, këtë pikë. Ndërkaq, dyshohet që banesa ku grupi i trafikantëve është vendosur në vazhdim të jetë vetëm 300 metra nga pozicioni fillestar ku ishte strehuar kreu i organizatës Gate Mahmutaj bashkë me një pjesë të grupit kriminal.


A1Report transmeton videon e sulmit që mbërriti live në regjinë e televizionit në Tiranë. 



Ndërsa televizioni A1 REPORT transmetonte Live për teleshikuesit të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati nga grupi ynë i xhirimit në terren (dje, 17 Qershor), gazetari Geri Xhaja dhe 3 pjestarët e tjerë të stafit janë sulmuar me breshëri automatiku nga trafikantët në këtë fshat. Në pamje, makina me logon e A1Report e cila hyn në fshatin e Lazaratit shkëmbehet me një makinë Benz A Class pa targa  dhe më tej një  Land Rover me targa AA 548 JC ku gjenden persona të armatosur…dhe më pas sulmohet me armë grupi i xhirimit.
Këto plane dhe audio kanë mbërritur në regjinë e televizionit A1 REPORT në Tiranë përmes sistemit të ri Broadcast Data, që trasnmetonte Live të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati dhe operacioni antikanabis i policisë. Regjistrimi ishte shkarkuar automatikisht në regji përmes Java Player në kohë reale, që del në trasnmetim Live me një vonesë nga vendi i ngjarjes prej 10-15 sekondash.  Disa metra më poshtë, pikërisht këto dy mjete i vihen pas grupit të xhirimit të A1REPORT, ndërsa me audio vinte live i gjithë terrori që po ndodhte atje. Në audio dëgjohen breshëritë e kallashnikonvëve dhe thirrjet e trafikantëve që duke bërtitur i kërkojnë pjestarëve të stafit të A1 REPORT të ndalojnë. "Ku vete ku vete, duart lart, duart lart, duart lart". Momente tmerri, ankthi për gazetarin Gerti Xhaja, operatorin Renis Kelaj, shoferin Hair Ismailonji dhe përgjegjësin e IT Kreshnik Marku....dhe gjithçka po transmetohej Live në A1 REPORT. Në këtë moment kamera bie në këmbët e operatorit dhe përcillet imazhi “black” me audion që vijonte të sillej live përmes sistemtit Broadcast Data..dhe dëgjohet vetëm audio derisa shkëputet i gjithë transmetimi
 
....

(Speciale)


-----

“Ne po ecnim normal, dhe në momentin që u futëm nuk na paralajmëroi njeri, nuk kemi pasur asnjë paralajmërim. Ne jemi qëlluar direkt. Ne kishim informacion se policia ishte në Lazarat.  Në momentin që morrëm kthesën një person me kapele, që bën sikur nuk e ka mendjen na ka bllokuar rrugën dhe na ka qëlluar. Më pas kanë ardhur të tjerë dhe kanë hapur zjarr drejt nesh. Me dy makina na bllokuan rrugën, një para dhe një pas për të mos patur mundësi të lëvizur. Kur u futëm ne nuk kishte shkëmbime zjarri. Ishin tre persona që na qëllonin”,
rrëfeu nga studio e A1 Report gazetari Gerti Xhaja pasi u kthyen fatmirësisht, shëndosh e mirë nga sulmi i armatosur. 

Makina qëllohet me armë, katër pjesëtarët e grupit të xhirimit nxirren nga makina me qytën e automatikut mbi kokë. Nga të shtënat është dëmtuar shoferi Hair Ismailonji, i cili ka marrë plagë në fytyrë nga ciflat e xhamit, që u thye si pasojë e breshërive të plumbave. Dëshminë na e sjell Gerti Xhaja në lidhje telefonike sapo kanë arritur t'i shpëtojnë vdekjes.

Grupi i xhirimit është mbajtur peng për rreth 15 minuta, duke u kanosur me jetë në krye të detyrës, për informimin e publikut. Tre personat e armatosur kanë marrë kamerat, telefonat dhe një Lap-Top. 

Grupi i xhirimit te A1REPROT hyri në Lazarat pasi kishte marrë komunikatat e policisë se zona është nën kontroll policor

Ka qenë ndërhyrja e disa banorëve të zonës që u ka shpëtuar jetën gazetarit dhe teknikëve tanë. 

“Aty ka ndëryrë një person pas të gjithë dolën nga lokali, aty pranë ishte një lokal dhe të gjithë u bënë kurioz të shikon se çfarë po ndodhte pasi breshëria nuk kishte mbarim. Me pas ndërhyn një person që ka ngritur armën e dy agresorëve e ndërsa më pas kanë ardhur dhe tre persona të tjerë që kanë ndërhyrë. Situata ishte e vështirë pasi dhe ai nuk ka mundur të bisedojë normal me ata. Duke bërë batuta ai mundi të ulë pa tensionin. 

“Vritet një general, por një gazetar nuk virtet” ka thënë ai e ndërsa ka mundur që të na largojë, por ma marrë automjetin dhe mjetet tona. Ato janë shkatërruar të gjitha, pasi na i morrën që në fillim. Nga ajo situata famirësish pa shumë lëndime doli dhe shoferi, pasi ai përjetoi dhe situatën më të vështirë”,
rrëfen gazetari i A1 REPORT, Gerti Xhaja.
 
Pas tmerrit në Lazarat, grupi i xhirimit të A1REPORT ka kërkuar ndihmë në postobllokun e policisë.

Makina kishte mbetur në Lazarat…pak minuta më vonë është parë tymi. 

Ka qenë gazetarja e Top-Channel që gjendej pranë vendngjarjes dhe ka filmuar momentin e djegies së makinës me logon e A1 REPORT. 

Grupi i xhirimit të A1REPORT gjendej të hënën në Lazarat për të pasqyruar aksionin e policisë për asgjësimin e kanabisit, kur ra pre e terrorit me armë të mbrojtësve të kanabisit. Fatmirësisht ata janë mirë, përpos lëndimeve të lehta të shoferit. Misioni i televizonit A1REPORT për të pasqyruar realitetin në cdo cep të vendit nuk ndalon. 

(Video e pa edituar, siç ka ardhur nga ekipi i A1Report në momentin e sulmit)

 

E MARTË, 17 QERSHOR 2014, Dita e 2-të e operacionit policor në Lazarat

Razip Mahmutaj deklaron dorëzimin në lidhjen live me A1Report



(VIDEO, momentet live në A1Report nga mbërritja e Mahmutaj në Tiranë 18.06.2014)




I shumëkërkuari nga policia Razip Mahmutaj 46 vjeç, i akuzuar si kryetari i bëndës së trafikantëve që prej tre ditësh po qëllon në drejtim të policisë në aksionin antikanabis, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici, ndërsa po intervistohej LIVE me celular nga A1 Report. I kontaktuar pak para se të vetëdorëzohej në polici, ai tha për A1 Report se ka vendosur të ndërmarrë këtë akt dhe se do të përgjigjet për çfarëdo të kërkojë shteti. Pas vetëdorëzimit të Mahmutajt, policia kontroll shtëpi më shtëpi në Lazarat 

“Pres të dorëzohem, por kam frikë dhe presion nga gjithë kjo situatë e krijuar këtu, dhe kam pak frikë por kam vendosur se do të vetëdorëzohem patjetër. Unë e kam thënë edhe herë të tjera se nuk kam hashash në prona. Dua të vetëdorëzohem në polici pa dhunë dhe në mënyrë të qytetëruar. Jam gati të përgjigjem për të gjitha.” tha Mahmutaj.

Ai tha se kishte frikë për jetën, ndërsa kërkoi ndërmjetësimin e A1 Report që të vetëdorëzohej. I pyetur nëse do të ishte gati të vetëdorëzohej nëse do të shoqërohej në polici nga kryekomunari i Lazaratit Dasho Aliko, ai e pranoi vetëm nëse Aliko do të ofronte garanci për jetën e tij.

“Deri tani nuk ka gjakderdhje, prandaj dua të dorëzohem shumë shpejt, sepse është krijuar një emër i keq për mua. Do të dorëzohem sapo të vijnë të më marrin, nuk kam kundërshtime. Më ndihmoni edhe ju. Nëse vjen Dasho Aliko dhe më jep garanci po jam gati të vetëdorëzohem” theksoi Mahmutaj. Gjatë intervistës ai tha se e kishte marrë këtë vendim ndërsa i bëri thirrje banorëve përgjegjës për sulmet të ndalojnë të shtënat.

“I drejtohem fshatarëve të mi të mos qëllojnë poliicnë sepse më kanë ngarkuar mua me një barrë të rëndë. Çdo gjë që ndodh po i vihet emrin tim, nuk e dua këtë emër kriminel.” tha Mahmutaj.

(VIDEO/Telefonata me A1Report që e bindi t'i vetëdorëzohet policisë)

(Video, lidhja  e plotë telefonike Live me A1Report, momente para dorëzimit të Razip Mahmutaj)

I kontaktuar nga A1 Report kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko, pas kërkesës së bërë publikisht nga Mahmutaj që Aliko ta shoqëronte, refuzoi që ta shoqëronte duke shtuar se ai nuk jep dot garanci për vetëdorëzimin e tij. 

“Nuk mund të jap garanci që ai të mos dhunohet atë duhet ta kërkojë te Drejtori i Policisë ose diku tjetër jo te unë, pasi nuk ja jap dot këtë garanci.” tha Aliko

Edhe drejtori i policisë Artan Didi, i intervistuar nga gazetari i A1 Report, Arsen Rusta menjëherë pas vetëdorëzimit të Gate Mahmutajt tha se "ky është një sinjal edhe për kriminelët e tjerë që të vetëdorëzohen."

Vetëdorëzimi i Mahmutajt ka ndodhur tek forcat speciale të policisë të vendosura prej mëse tre ditësh në hyrje të Lazaratit. Mësohet se ai do të merret në pyetje nga Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini dhe më pas ai do të transportohet për në Tiranë. 

Pavarësisht deklaratave të bëra nga vetë Mahmutaj në A1 Report se nuk është ai përgjegjës për sulmet ndaj policisë, në njoftimet zyrtare të policisë së shtetit, Gate Mahmutaj kryesonte listën e personave përgjegjës për sulmet me armë ndaj efektivëve blu në fshatin e Lazaratit. Gate Mahmutaj është autor i disa veprave kriminale, ku në 2004 është përgjegjës se ka qëlluar në drejtim të helikopterit të policisë, në tentativën e këtyre të fundit për të hyrë në Lazarat.

(Video, momentet e vetëdorëzimit, pamjet live të A1Report)


vetedorezimi me logo
(Në foto: Razip Mahmutaj dhe (djathtas) momenti i dorëzimit, Live në A1Report)

arseni dhe didiDidi: Vetëdorëzimi i Mahmutajt, sinjal edhe për të tjerët
Ndërkohë drejtori i policisë Artan Didi tha për A1 Report menjëherë pas vetëdorëzimit të Gate Mahmutajt se ky është një sinjal edhe për kriminelët e tjerë që të vetëdorëzohen. Didi shtoi se policia do të vijojë dei në fund aksionin antikanabis të ndërmarrë dhe nuk do të ndalojë deri sa asnjë rrënjë kanabis të mos mbetet në Lazarat.

“Dorëzimi i Mahmutajt, është një sinjal për të tjerët. Iu bëj thirrje të tjerëve që të dorëzohen. Autorët do të dalin para drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë deri në fund, sa asnjë rrënjë kanabis të mos mbetet në Lazarat.”






Aliko: Nuk jap garanci për vetëdorëzimin e Mahmutajt
I kontaktuar nga A1 Report kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko, pas kërkesës së bërë publikisht nga Mahmutaj që Aliko ta shoqëronte, refuzoi që ta shoqëronte duke shtuar se ai nuk jep dot garanci për vetëdorëzimin e tij. Ai tha se nuk e kishte numrin e Mamhutajt edhe pse ky i fundit tha se kishte kontaktuar disa herë me Aliko për t'u vetëdorëzuar.

“Për të mirën e komunitetit dhe te policave jam gati të bëj gjithçka. Nuk e kuptoj çfarë garancie kërkon ai nga mua me jepni numrin e telefonit të flas vetë me atë. Çfarëdo kërkese të ligjshme që kërkon do ta realizoj. Nuk mund të jap garanci që ai të mos dhunohet atë duhet ta kërkojë te Drejtori i Policisë ose diku tjetër jo te unë, pasi nuk ja jap dot këtë garanci.” tha Aliko


(Video, lidhja telefonike e Dasho Alikos live me A1Report)




Policia përforcon ndërhyrjen në Lazarat, në terren rreth 800 forca speciale  .
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë masat dhe veprimet e ndërmarra në kuadër të planit të operacionit për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara më bimë narkotike. Në vlerësim të stuatës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme janë përfocuar shërbimet policore, duke vënë në dispozicion dhe forca të tjera shtesë. Aktualisht në terren janë rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë. Po ashtu në këtë opeeracion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. Bazuar në planin e hartuar do vijonë veprimet policore për asgjesimin e parcelave të kutivuara dhe kapjen e vënien para përgjegësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit. Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e e provave material. Policia e Shtetit është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit në kuadër të këtij plan operacioni.


(19:00). Gjatë raportimit Live nga Lazarati të televizionit A1 REPORT nga postblloqet në hyrje të fshatit, forcat speciale kanë arrestuar një nga të kërkuarit e policisë si pjesë e grupit kriminal që kanë qëlluar me armë kundër uniformave blu.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç