Asistenca, Basha: Ngrihemi në
protesta, Rama: Zogj korbi/ VD

Asistenca, Basha: Ngrihemi në<br />protesta, Rama: Zogj korbi/ VD<br /><br>
Skema e ndihmës ekonomike ka përplasur në debate dhe akuza të forta qeverinë dhe opozitën në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën për këtë cështje u shty nga Konferenca e Kryetarëve në datë 15 mars, kjo nuk e pengoi opozitën që të lëshonte akuza ndaj qeverisë dhe ministres Manastirliu. Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën dhe ministren e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale se ka hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe për këtë duhet që të ishte marrë i pandehur nga prokuroria.

Kjo qeveri nuk tha sot për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Asnjë ndjejë, zuzarët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh’ tha ai. Basha ftoi të gjithë qytetarët që të ngrihen në protesta për të larguar Ramën nga pushteti. “Ftoj qytetarët shqiptarë t’u bashkohen, pronarëve, studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protestuan sot, që të marrim fatin tonë në duart tona, ne jemi shumica", tha Basha.

Pas tij, fjalën në foltoren e Kuvendit e mori kryeministri Edi Rama, që theksoi se ishte gati që sot për mocionin me debat dhe tregoi disa raste kur abuzuesit janë hequr nga ndihma ekonomike. Më pas Rama i ka cilësuar opozitarët si 'zogjtë e korbave'. “Ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 mln dollarë.​ Ju keni arritur t’i jepni ndihmë ekonomike familjeve në nevojë 6 mijë lekë të vjetra, vini këtu dhe nuk lini fjalë të fjalorit pa thënë. 70% e aplikantëve të përjashtuar janë në moshën 24-44 vjeç, plotësisht të aftë për punë. Vetëm në pak ditë 1211 njerëz kanë shkuar në dyert e zyrave të punës, ka të regjistruar si punëkërkues, ka dhe nga ata që refuzojnë. Kush është i aftë për punë dhe refuzon nuk meriton asnjë cent”, deklaroi Rama.

Por pas deklaratës së Ramës se ‘jeni zogjtë e korbave’ është tensionuar situata, pasi opozita me Bashën në krye është drejtuar në foltore, teksa po fliste kryeministri duke iu drejtuar me fjalët “Si nuk keni turp”. Më pas deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit. Jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha nuk i kurseu sërish akuzat ndaj qeverisë. Në seancën e sotme plenare në Kuvend u zhvilluan edhe dy interpelanca me ministrat Nikolla, të kërkuar nga LSI dhe Manastirliu të kërkuar nga kryetari i grupit të PS, Balla.

[gallery]25631[/gallery]
Zhvillimet jashtë Kuvendit

Ora 13:00 Balla: Retorika politike e Bashës po degradon
Informoj publikun që ne po mundohemi të krijojmë të gjitha hapësirat e nevojshme të debatit konstruktiv për çdo lloj shqetësimi. Interpelanca me ministren ishte shqetësim publik për të sqaruar disa çështje që lidhen me check-up, u mundësua sot një transparencë në interpelancën me ministren. Skema e re ndihmës ekonomike, Rama e saktësoi që kemi të bëjmë me një projekt të BB, të iniciuar që në kohën e PD, fillimi për implementimin e saj ka qenë 2014. Sot do zhvillonim mocion debati për këtë, kërkuar nga PD, ne ishim dakord, por PD na kërkoi të mos zhvillohet sot, por të shtyhet më 15 mars.

Reagimi i Bashës në fund të seancës ishte tërësisht i pakuptueshëm, përpjekje për të krijuar situatë artificiale konflikti në sallën e kuvendit. më vjen keq për këtë përpjekje të Bashës për të tensionuar pa shkak punimet e Kuvendit. opozita tha se nuk janë të përgatitur për të zhvilluar këtë debat, ndërkohë që nga ana e qeverisë, qoftë Rama apo ministrja, ishin të gatshëm. Kjo është e gjitha. Retorika politike e Bashës po degradon. Të hënën në rendin e ditës në Kuvend është dhe kodi i etikës, që shpresoj të jetë sipas standardeve të Evropës, me të cilën presim të hapim dhe negociatat. 




Ora 12:55 Fruthi, Vasili: Jemi në epidemi, por qeveria ka para vetëm për koncesione
Jam përpara jush epidemia e fruthit ka marrë pamjen e një emergjence shëndetësore, prita që kryeministri të shqetësohet, nuk jam i surprizuar që nuk pati asnjë reagim. Shëndetësia shqiptare ndodhet pa instrumentet e saj. Shërbimi nuk ekziston, nuk funksionon komiteti i imunizimit dhe të tjerët. Detyrimi për të shpallur gjendjen nuk është kryer. Janë denoncuar dy raste, një nga Kosova dhe një nga Greqia si shkaktarë, por epidemia është lënë në duart e infermierëve, por koka e drejtimit nuk ekziston, sot ka pasur një rast tjetër nga Kukësi. Nga Janari rastet janë 4 fishuar, ka nevojë për vaksinime shtesë, por nuk ka asnjë fond, por nuk kursehen paratë për koncesionet.

Ora 12:50 Basha: Ramës s'ia ndjen për qytetarët,do luftojmë që emergjenca të marrë fund
Sikur e patë, pas aktit kriminal, Rama tregoi se është një njeri që nuk ia ndjen fare për qytetarët, i kam vizituar një pjesë prej tyre, pa asnjë të ardhur, me fëmijë që shkojnë me barkun bosh. Ky realitet është vetëm një km larg këtij vendi ku jemi tani, por Rama është njeri që e ka faktuar që zgjedh që sulmojë opozitën për të fshehur përgjegjësinë. Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur përgjegjës, do të luftojmë që kjo emergjencë kombëtare të marrë fund dhe familjet që meritojnë ndihmën ekonomike ta përfitojnë. Vendi ka nevojë për zgjidhje, ekonomia të çlirohet nga monopolet, kjo mund të vijë kur të çlirojmë politikën nga krimi. 
Protesta e radhës?
Janë të vazhdueshme? Sot pamë dy. Kur do ta bëni ju gazetarët për nënçmimin dhe përçmimin? Kur ta bëni ne do na keni në krah

Debati në Kuvend për ndihmën ekonomike/ Zhvillimet 

Ora 12:40 Rama: Ju jeni zogjtë e korbave!
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar opozitarët si 'zogjtë e korbave', teksa është bërë pjesë e debatit për skemën e re të ndihmës ekonomike. 
Tritan nuk krahasohemi me kohën e Zogut, jemi këtu përballë zogut të korbave. Ju keni arritur t’i jepni ndihmë ekonomike familjeve në nevojë 6 mijë lekë të vjetra, vini këtu dhe nuk lini fjalë të fjalorit pa thënë. 70% e aplikantëve të përjashtuar janë në moshën 24-44 vjeç, plotësisht të aftë për punë. Vetëm në pak ditë 1211 njerëz kanë shkuar në dyert e zyrave të punës, ka të regjistruar si punëkërkues, ka dhe nga ata që refuzojnë. Kush është i aftë për punë dhe refuzon nuk meriton asnjë cent.

Nga ky sistem pikëzimi i miratuar nga Berisha ne kemi hequr tv me ngjyra, frigoriferin dhe bolierën. Të gjitha reformat që tentuat dhe nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në qershor 2014, duke u shtrirë në tre qarqe, Elbasan, Durrës Tiranë, ku nga zbatimi i kësaj skeme rezultuan 19 mijë e 700 deklarime të rreme, dmth subjekte abuzime që merrnin ndihmën ekonomike dhe nuk meritonin ta kishin. Kanë kaluar dy vjet nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrirjes së skemës në gjithë Shqipërinë.

Tani nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Përrenjasi, pronar i një vile me ndihmë ekonomike, Gëzimi nga Kamza, pronar i vilës dhe dy vetura, Josifi nga Fieri me tre makina të modelit të fundit, Dragushi nga Korça me 1 mln lekë në muaj pagë dhe vraponte për ndihmën ekonomike vazhdoni protestoni. Këto janë mijëra raste. Ka një fond të posaçëm për të cilin e ftoj Bashën që në bashkëpunim me Mziun ti akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata që nuk shkon t;iu qaj hallin, por tua marrë vuajtjen dhe tua nxjerrë në tv. Janë 6% e fondit që i kanë bashkitë dhe me këtë mund ti adresojnë të gjitha rastet.  E vetmja bashki që deri sot ka bërë veprimin është Vlora, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme dhe ku duke shfrytëzuar fondin e vënë në dispozicion janë riintegruara 85 familje të gjykuara si subjekte të ndihmës ekonomike

Mezi e pres mocionin për debat, isha gati që sot, por këta nuk ishin gati. Këta duan të bëjnë një fluturim si tufë zogjsh, për tu ulur në shtëpinë e kujtdo, ne do vazhdojnë të reformojmë Shqipërinë dhe të bëjmë shtet, si dhe të ndajmë qartë ata që duan të punojnë nga ata që duan të vegjetojnë.

Ora 12:30 Asistenca, Basha: Rama të merret i pandehur, populli të ngrihet në protestë
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje popullit që të ngrihet në protestë për të larguar qeverinë Rama, pasi sipas tij është e inkriminuar dhe korruptuar, ndërsa hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje. “Kjo qeveri nuk tha sot për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Asnjë ndjejë, zuzaraët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Vendimi për heqjen e ndihmës është i Ramës për t’i hequr bukën e gojës mijëra familjeve, ajo është detyrim për familjet që nuk kanë të ardhura. Shpikën një sistem pikëzimi, refuzojnë ta bëjnë transparent, tregoi se po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë për ndihmë ekonomike, por refuzon të tregojë sistemin e pikëzimit, krim i dyfishtë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh. Ftoj qytetarët shqiptarë t’u bashkohen, pronarëve, studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protestuan sot, që të  marrim fatin tonë në duart tona, ne jemi shumica" tha Basha.

Ora 12:20 Berisha: Ju pasuroheni cdo ditë, populli në varfëri
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi se qeveria me oligarkët po pasurohen cdo ditë, ndërsa populli vetëm varfërohet. “Ju që pasuroheni cdo ditë, ua pretë kafshatën. Ka shkuar në qiell pasuria e oligarkëve tuaj dhe në humnerë gjendja e qytetarëve. Ju deputetët e Fierit dilni dhe takoni ata punonjësit e Fierit, sepse urdhëronte nga zyra e Ramës, Vali Bizhga dhe tani bëni sërish tenderime. Vidhni dhe tani investoni, ju dilni tani flisni dhe ... nuk po përdor një term ‘leh si qeni në hënë” tha Berisha.

Ora 12:00 Spiropali-Pampuri replika për ndihmën ekonomike
Deputetja e PD, Oriola Pampuri, iu kërkoi të gjithë socialistëve të mos e përdorin më shprehjen ‘Sot është më mirë se dje’, duke shtuar se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, pasi sipas saj, janë hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje në nevojë. Në kundërpërgjigje ndaj saj, deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i kërkoi deputetes së Rrogozhinës t’i thotë kryetarit të bashkisë të mos merret me tokat, por me ndihmën ekonomike.

Spiropali u shpreh se “Nuk kanë fjalë tjetër vetëm ‘nxirje, mafie, varfëri’, a thua se Shqipëria që lanë ata ishte tjerët. Më shumë se kaq, se nxirja e Shqipërisë, është fakti që kanë kujtesë të shkurtër dhe nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Paepuri përmendi Bashkinë e Rrogozhinës dhe 80 familjet që kanë dalë nga skena e ndihmës ekonomike. Dua ta dijë zonja se kjo bashki ka 6% fonde mundësi për t’i përfshirë në skenë këto familje. Duhet t’i thoni kryetarit të mos merret me tokat dhe ndarjen e tyre, por me skemën e ndihmës ekonomike, me qytetarët, nevojat e tyre, sepse kjo skemë e përfshin, pra mundësitë janë. Të kuptojë se kryetari i bashkisë të mos merret me tokat, por me ndihmën ekonomike.

Paepuri dhe të tjerë që do flasin këtu me lot për varfërinë, t’i thotë kryetarit të bashkisë Kamëz, që vizitohet me dashuri nga Basha, në vend që të nxjerrë banorët e Kamzës aty për të treguar sa të varfër janë, të bëjë punën e tij. Mos e përdorni varfërinë si mishi për top të politikës tuaj të dështuar. Asnjë shqiptar nuk e ha këtë politikë të paudhë.

Sipas studimit të BB, më 2008 programi i ndihmës ekonomike mbulonte vetëm 22% të familjeve të varfra, dhe edhe ky 22% ndahej me kritere politike në mënyrë subjektive dhe duke abuzuar rëndë me skemën e ndihmës ekonomike, ku përjashtoheshin familjet vërtet të varfra, sepse duhet të plotësonin 9 dokumente burokratikë. Për këtë lindi nevoja e BB për të shënjestruar më mirë varfërinë. Kjo skemë është tërësore, e plotë, dhe ka problemet e saj në fazën e kolaudimit. Kanë dalë nga skema abuzues, por ka ende. Sistemi elektronik e bën të pamundur të abuzohet në mënyrë periodike”.

Por Pampuri e cilësoi “Situatë e paprecedentë. Mos e citoni fjalën ‘Sot është më mirë se dje’. Të paktën këtë kursejuani qytetarëve, që po përballen me situatën më të vështirë ekonomike”. Ndërsa deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se po goditen bastionet e djathta. “Kjo padrejtësi e sistemit të komplikuar, qeveria po godet bastionet e djathta, për t’i dëbuar dhe larguar. Edhe pushteti lokal mban përgjegjësi, por është ky pushtet dhe kjo qeveri që do të mbahet mend për varfërinë ekstreme”.

d.c/d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja